Shkup, 1 dhetor – Në ditët e fundit ka pasur disa paralajmrime për sulme të mundshme apo vendosje të bombave në Maqedoninë e Veriut që kanë shkaktuar shqetësim tek qytetarërët për nivelin e sigurisë në vendin tonë, por që në të njejtën kohë kjo ka ngritur edhe disa pikpyetje se përse po ndodhin këto gjëra në një moment të tillë a po “motivohen” nga situata politike në vend apo vërtet jemi të kërcënuar nga ndonjë sulm i mundshëm, por e gjithë kjo po rrit pasigurinë në Maqedoninë e Veriut.
Bota po përballet me shumë sfida në këtë milenium, e njëra nga to është edhe çështja e sigurisë, ku ajo është shëndrruar në një problematik në nivel global, e kjo ka shkaktuar frik dhe shqetësim tek qytetarët,pasi sulmet e shumta që kanë ndodhur në shumë shtete kanë shtuar pasigurinë që po ndikon negatizisht në zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Sigura është shumë e rëndësishme për të gjitha shtetet, por edhe më e rendësishme për vendet multietnike, pasi pasiguria apo edhe sulmet e mundshme mund që të jenë faktor apoe dhe katalizator që mund të çojnë në një përplasje mes grupeve etnike që jetojnë në atë territor, e kjo mund të prodhojë një luftë civile e cila mund të rrezikojë stabilitetin e tërë rajonit, e që mund të kthehet në një rrezik për sigurinë globale, shkruan Zhurnal.
Gjatë historisë shumë shtetet kanë vuajtur nga kërcënimet dhe sulmet që kanë minuar paqenn dhe stabilitetine brendshëm të tyre, e që në të nejtën kohë ato kanë minaur edhe zhvillimin e përgjitshëm shoqërorë, që ka sjellur efekte domino në të gjitha proceset, e që ka komplikuar dhe vështirsuar edhe më shumë arritjen e një stabiliteti dhe paqe të brendshëm. Nuk kanë munguar as rastete kur shtete janë treguar të pavëmdshëem apo edhe kanë “motivuar” kanosje për sigurinë kombëtare, pasi ato donjëherë kanë shërbyer edhe si një instrument përmes së cilës qeveritë, apo edhe liderët kanë arritur që ti tejkalojnë krizat e brendëshme, ta zhvendosin vëmendjen, apo të krijojn një unitet pa një ndarje apo fragmentizim që ka pësuar shoqëria, por që çdo herë këto veprime kanë pasur edhe rrezikun se mund të dale nga kontrolli dhe të shëndrrohet në një konflikt real.
A po rrezikohet siguria në Maqedoninë e Veriut?
Pasiguria dhe kërcënimet janë kthyer në një gjë të “zakonshme” në epokën globale në të cilën po jetojmë, e kjo ka përfshirë të gjithë botën dhe thuajse të gjitha shtetet, e nga kjo nuk ka shpëtuar as Maqedonia e Veriut, ku edhe vendi ynë është përfshirë në ethet e pasigurisë dhe kërcënimit për sulme të mundshme, të cilët kanë shkaktuar një ndjenjë pasiguri edhe frike tek qytetarët.
Fatmirsisht vendi ynë nuk ka përjetuar ndonëj sulm me motive terroriste, por që edhe përkundër këti fakti, ajo jo pak herë është përballur me kercënime të llojëve të ndryshme, e fatkeqësisht kohët e fundit janë rritur, ku brenda pak javëve, kemi apsur paralajmrime për sulme të mundshme apo edhe vendosje të mjeteve shpërthese në vende të caktuara, që kanë ngitur alarmin.
Ditën e djeshme patëm një paralajmrim për vendosjen e një bombë në afërsi të Teatrit Komëtar të Maqedonisë, e si pasojë e saj u evakuan një sërë institucione shtetërore që gjendeshin në këtë zonë, por që fatmirsisht nuk ndodhi asnjë shpërthim, dhe Ministria e Punëve të Brendëshme doli me kumtesë se e gjithë kjo ishte një alarm i rrejshëm, shkruan Zhurnal.
Disa ditë më parë ishim dëshmitar të një video që u hodh, për gjoja një sulm të mundshëm në qendrën tregëtare “EAST GATE”, por që e njejta ishte vetëm një shaka e disa të rinjëve, por që e efektete e saj ishin shumë të fuqishme, pasi e njejta shkaktoi reagime, shqetësime dhe panik tek qytetarët, të cilët nuk po ndjenjë më të sigurtë për jetën e tyre .
A egzsiton vertetë kërcënim për sigurinë apo e gjitha është një “sajesë”?!
Këto janë vetëm disa prej kërcënimeve reale që janë paraqitur për sigurinë në vendin tonë, e që kjo pos panikës ka shkaktuar shumë dyshime dhe pikpyetje në opinionin publik, rreth saktësisë dhe vërtetësisë për sulme të mundëshme, apo mos është kjo e gjithë një “sajesë” për të shmangur vemendjen e qytetarëve nga kriza politike, ekonmike, sociale dhe energjetike që po kalon vendi yën në periudhën e fundit.
Në rast se vërtetë egziston një rrëzik i tillë, atëherë organet kompetente duhet që të njoftojnë qytetarët dhe ti bëjnë thirrje atyre që të tregohen më të kujdesshëm gjatë tubimeve në hapësirat publike, apo edhe ti shmangin ato, pasi vendi rrezikohet një një sulm i mundshëm, e kjo do ta shtonte vigjilencën e tyre me qëllim shmangjen e zonave ku mund të ndodhe një ngjarje e tillë, edhe pse një paralajmrim i tillë mund të shkaktoj shqetësim, por përsëri kjo do ta shtonte sigurinë ne vendin tonë për të shmangur më të keqen. Gjithashtu nuk ka asnjë të dhëne nga shtetet tjera apo edhe organizatat ndërkombëtare se vendi ynë mund të jetë cak i ndonjë sulmi
Deri më tani nuk kemi një konfirmim apo qëndrim zyrtarë nga ogranet për një kërcënim të mundshëm apo se nga kush mund të vie i nejti, por që fatkeqësisht nuk kemi as rritje të masave të sigurisë edhe përkundër faktit se vazhdimisht po përballemi me paralajmrime për sulme të mundshme, e kjo neglizhencë po shkakton pasiguri dhe panik tek qytetarët, shkruan Zhurnal.
Pasi që shteti po tregohet kaq i “qetë” të bënë të mendosh apo edhe të dyshosh se e gjithë kjo mund të jetë një “sajesë” për të defokusuar vëmendjen e qytetarëve nga problemet konkrete me të cilat vendi ynë po përballet në muajt e fundit, e që këto situata po bëjnë që ato mos ti kushtojnë rëndësi krizës politike ekonomike dhe energjetike, por të shqetësohen për sigurinë e tyre.
Përmes ngjarjeve të tilla, synohet që të defokusohet opinioni publik nga krizat momentale me të cilat po përballet Maqedonia e Veriut, e që e gjithë kjo situatë e krijuar do ta shpëtonte shtetin apo më sakt qeverinë nga presioni qytatare, e në këtë mënyrë ata do ti tejkalojnë sfidat me të cilat po përballen, pasi kanë gjetur një “alibi” që është kërcënimi për sigurinë e përgjithshme, e kjo është më e rendësishme për tu zgjidhur, duke i lënë problemet tjera në harresë, shkruan Zhurnal.
Kjo situatë mund të ketë një kundër efekt, pasi kombini i të gjithë krizave dhe tani me pasigurinë do të mund të prodhojë një destabilitet më të madh i cili do ta rezikonte vërtet paqen dhe stabilitetin e vendit tonë, e kjo duhet të merret parasysh në çdo situatë nëse egziston një skenarë i tillë, pasi pasojat e saj mund të jenë shumë më të renda se sa mund ta shkaktoj kriza politike.///Zhurnal.mk