Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial/Britania u tregua “penicilin” për Putinin në Ukrainë, a do të tregohet “penicilin” edhe për planet serbe në Veri?

Prishtinë, 2 tetor – Në kohën kur mbarë bota demokratike u fut në defetizëm, duke mos besuar se agresioni rus u bë realitet, një ndër shtetet e para që ktheu shpresën ishte Britania e Madhe. Kur bota numëronte minutat dhe orët se kur do të futet ushtria ruse në kryeqytetin ukrainas Kiev, Britania ishte ndër vendet e para që u erdhi në ndihmë forcave të guximshme ukrainase, duke i furnizuar me informacione ushtarake, e pastaj edhe me armatim dhe me pajisje ushtarake. Kjo ndihmë e pati efektin e vetë dhe sot Rusia jo që nuk ka marë Kievin, por po e ndien “kamxhikun” e luftës edhe brenda territorit të vet. Përfundimisht u tregua se Britania, si aleate kryesore e SHBA në Ballkan, u tregua “penicillin” për Putinin në frontin ukrainas.

Mbretëria e Bashkuar është shteti i parë që po dërgon trupa ushtarake shtesë edhe në Kosovë, kur tensionet në Veri kanë arritur pikën e vlimit. Deri sa u krijua bindje e plotë se Serbia do të tentojë të futet në Kosovë me ushtrinë e saj, ose të bëjë ndonjë provokim të ngjashëm me atë në Banjskë, situate ka ndryshuar për të mirë sapo është paraqitur informacioni se në kuadër të KFOR-t do të arrijnë 200 forca britanike shtesë, shkruan Zhurnal.

“Trupat rezervë po përforcojnë operacionin paqeruajtës të NATO-s të Forcave (KFOR) pas një kërkese të Komandantit Suprem të Aleatëve për Europë, të miratuar të dielën nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Trupat janë tërhequr nga rezerva strategjike e NATO-s për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar kështu zëdhënësi i NATO-s, Dylan White. Mbretëria e Bashkuar po vendos rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit për t’iu bashkuar një kontingjenti prej 400 trupash të Mbretërisë së Bashkuar që tashmë po qëndrojnë në Kosovë, dhe përforcime të mëtejshme do të pasojnë nga aleatët e tjerë. Vendimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.

“Ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i ka forcat dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së: të mbajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme për të mirën e sigurisë në Kosovë dhe rajonit.
Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e cila është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm për të gjitha komunitetet. Të gjitha palët gjithashtu duhet të përmbahen nga retorika nxitëse, e cila është kundërproduktive dhe rrezikon përkeqësimin e mëtejshëm të tensioneve.”

Përforcohet KFOR-i, largohet ushtria serbe

Gati paralel me vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e trupave shtesë, ka ardhur edhe zbutja e tonit të Beogradit por edhe vendimi për tërheqje të një pjesë të ushtrisë nga bazat e saj afër kufirit me Kosovën, shkruan Zhurnal. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë ditën e stome se autoritetet në Serbi nuk janë duke kërkuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, “që të qëndrojnë në anën serbe”.


“Ne vetëm kërkojmë që ata të jenë objektivë, të jenë neutralë”, ka thënë Petkoviç në një konferencë për media në Beograd, në të cilën është diskutuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
E njëjta gjë vërehet edhe në fjalorin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, i cili mohoi “akuzat” e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës. “Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra”, tha Mojsilloviq në një konferencë për gazetarët në Beograd.“I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina”, theksoi ai.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë. Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në këtë fshat të komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb. Sveçla tha se Kosova ka dëshmi se grupet e armatosura janë përgatitur dhe stërvitur në bazën stërvitore ushtarake afër Jagodinës në Serbi, si dhe në Kopaonik.

U publikuan po ashtu fotografi dhe video, që, sipas policisë së Kosovës, janë incizuar nga dronët dhe janë sekuestruar nga grupi i armatosur në Banjskë. Serbia i mohon akuzat e Kosovës se është e përfshirë në këtë sulm, të cilin autoritetet kosovare e cilësuan si akt terrorist. Përgjegjësinë për të e mori Millan Radoiçiq, i cili ka qenë nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Kurse Mojsilloviq e mohoi se Radoiçiq ka marrë pjesë në stërvitje në bazën “Pasulanske Livade”, në Serbinë qendrore edhe përkundër dëshmive të forta të paraqitura ng apala kosovare, shkruan Zhurnal.
“Në disa raste ai është ftuar në stërvitje, por nuk është përgjigjur. E, çfarë bën Radoiçiq në pronën private, nuk është çështje e ushtrisë serbe”, shtoi Mojsilloviq. Ai tha se që nga viti 2021, “persona nga Kosova dhe Metohia” janë ftuar në stërvitje të rregullta të rezervistëve të Forcave të Armatosura të Serbisë. Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të sajin, edhe pse vendi është i pavarur nga viti 2008.

Ka ngrënë, apo nuk ka ngrënë Radoiçiqi pasul në “Pasulanske Livade”?

Mojsilloviq tha se ushtria se “një numër shumë i vogël – rreth 19 për qind – i rezervistëve nga Kosova u përgjigjet thirrjeve për stërvitje ushtarake”. “Në ‘Pasulanske Livade’ ka pasur stërvitje me njësi të ndryshme rezervistësh nga vise të ndryshme të Serbisë dhe ka pasur njerëz edhe nga ‘Kosova dhe Metohia’”, shtoi gjenerali i Ushtrisë serbe.

Mojsilloviq tha se deklaratat e bashkësisë ndërkombëtare dhe të Prishtinës zyrtare që shprehin shqetësim për praninë e shtuar të ushtrisë dhe armatimit serb rreth kufirit me Kosovën, janë “të panevojshme”.
“Dua t’ju informoj se nuk ka pasur ngritje të gatishmërisë së plotë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë, por vetëm prani dhe angazhim të shtuar të njësive”, tha ai. Shtoi se “pas shpërthimit të krizës së sigurisë”, më 24 shtator, Ushtria serbe e rriti praninë e saj në “zonën e sigurisë tokësore dhe në perimetrin rreth vijës administrative”, ku më 25 shtator “ishin 8.350 pjesëtarë të ushtrisë”. Sot në këtë linjë, tha Mojsilloviq, janë “më shumë se dyfish më pak ushtarë”.

Në konferencën për media ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq.
Ai tha se kundër Forcave të Armatosura të Serbisë po zhvillohet “një fushatë e vazhdueshme” sa i përket “numrave dhe aktiviteteve të saj, përkatësisht lëvizjes dhe dislokimit të njësive në territorin e vendit tonë”.
“Të njëjtat i konsiderojmë si krejtësisht të papërshtatshme, të papërgjegjshme dhe i refuzojmë si të pasakta – pra absolutisht të pavërteta”, tha Vuçeviq. Më 29 shtator, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Serbisë që t’i tërheqë trupat e saj nga kufiri me Kosovën, duke e cilësuar këtë veprim si “një zhvillim shumë destabilizues”.
BE-ja ia dërgoi të njëjtën thirrje Serbisë një ditë më vonë, përmes shefit të diplomacisë, Josep Borrell.
Bashkëpunimi me KFOR-in “i mirë dhe i vazhdueshëm”
Vuçeviq, po ashtu, tha se bashkëpunimi i Forcave të Armatosura të Serbisë me misionin e NATO-s n% Kosovë, KFOR, është “i mirë dhe i vazhdueshëm” dhe në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. “Ai bazohet në respektin e ndërsjellë dhe zhvillohet në mënyrë korrekte”, tha ministri serb.

Kundërpërgjigja e suksesshme e policixsë së Kosovës ndaj sulmit në Banjskë ka “hallakatur”, siç thotë populli, kreun shtetëror ser btë cilët po mundohen por vështirë po ia dalin të distancohen nga involvimi në këtë sulm. Zhvillimet e fundit në Kosovë, ngjarjet tragjike dhe dështimet e Serbisë, kanë hapur debatin për zgjedhjet e përgjithshme.
Një varg dorëheqjesh të kryetarëve të bashkive anembanë Serbisë të çon në konstatimin se Serbia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare, lokale dhe rajonale.

Sipas vlerësimeve aktuale, zgjedhjet mund të mbahen më 17 dhjetor, e përveç dorëheqjes së kryetarëve të komunave, pritet të japë dorëheqje edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq. Kjo është një lloj përgjigje ndaj një pjese të opozitës që i ka kërkuar zgjedhje të reja presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç ka deklaruar edhe vetë presidenti i Serbisë, “do të jenë së bashku zgjedhjet parlamentare e lokale, si dhe ato për qytetin e Beogradit dhe disa komunave”. I pyetur nëse do të jetë bartës i listës së Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vuçiq është përgjigjur se kjo do të ishte nder dhe kënaqësi për të, por me ton ku vërehet pasiguri e caktuar, diçka që nuk është vërejtur te Vuçiq para se të ndodhte rasti i Banjskës./Zhurnal

Related posts

Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy