Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial/ A po tenton Zaev që “Iliridën” ta shfrytëzojë si mjet për hapje të negociatave?

Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 2 qershor – Zhurnal.mk – Me gjasë integrimi i Maqedonisë së Veriut do të bllokohet përsëri, i gjendur në një situatë pa një zgjidhje konkrete, Kryeministri i vendit Zoran Zaev, po synon që ta shfrytëzoj frikën për rritjes e frymës nacionaliste në vend si një mjet për të ushtruar presion ndaj Brukselit, që ajo ti hap negociatat me Shkupin.

U ndërmorën shumë inciativa diplomatike nga ana e BE-së dhe diplomatëve të shteteve anëtare, të cilat si synim kryesor kishin gjetjen e një zgjidhje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë e që do ti jepte fund kontestit që ka polarizuar marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe ka ndalur procesin e aderimit të Maqedonisë në Union, shkruan Zhurnal.

Ende nuk ka asnjë informacion se sa proges është arritur në këtë çështje, edhe pse nuk ka mbetur shumë kohë deri në samitin e qershorit ku do të vendose për hapjen apo jo të negociatave me Maqedonin e Veriut, por që deri më tani nuk ka një sinjal se Bullgaria do të ndryshojë qëndrimin e saj për ta zhbllokuar procesin integrues të Shkupit drejt Brukselit.

Duket se kryeministri i vendit Zoran Zaev ka informacione më të detajuara rreth mundësisë për gjetjen e një konsensusi me Bullgarinë dhe për fatin e negociatave me BE-në, ku me sa shihet e ardhmja e këtyre dy çështjeve nuk është premtuese që ka bërë që ai të lëshojë deklarata për rritjen e  nacionalizmit dhe tensioneve etnike brenda vendit dhe në rajon në qoftë se Brukseli dështon ti japë dritë të gjelbët Shkupit për fillimin e negociatave.

Para disa kohëve ai deklaroi se me mbylljen e rrugës integruese për vendet e Ballkanit Perëndimorë, krijohet klima e favorshme për paraqitjen e të ashtuquajturve “non paper” të cilët parashohin ndryshimin e kufijve në këtë rajon dhe rritjen e frymës nacionaliste, e që kjo ishte një porosi e drejtëpërdrejtë për BE-në që ajo duhet të bëj çdo gjë që këtë pjesë të Europës ta inkuadroj në union, pasi në të kundërtën ajo do të destabilizohej dhe do të paraqiste një kërcënim direkt edhe për vet paqen dhe stablitetin e kontinentit, shkruan Zhurnal.

Kryeministri nuk u mjaftua vetëm me këtë deklaratë “frikësuese” ndaj Brukselit, pasi ai në të foli për desabilitet rajonal në qoftë se mbyllet dera e integrimeve, por për ta përforcuar meshazhin e ti, ai foli përsëri edhe për mundësinë e rritjes së nacionalizmit brenda vendit i cili do të shkaktohej në qoftë se vendi ynë përsëri dështon në rrugën e saj integruese. 

Zoran Zaev ju referua projektit të “Iliridës” si një ide nacionaliste e cila lindi si pasojë e dështimit të Bashkimit Europian që ta integrojë rajonin, e që mund të rrezikojë integritetin dhe tërësinë territoriale të vendit, e që është një mesazh që i’u drejtua Sofies dhe Brukselit që ata të përpiqen më intensivisht që dhe sa më shpejt ta integrojnë Ballkanin Perëndimorë.

Kryeministri i vendit po e përdorë frikën e rritjes së nacionalizmit të brendshëm si një mjet presioni ndaj Bashkimit Europian dhe Bullgarisë që ato sa më parë të zhbllokojnë procesin integrues të Shkupit, e cila nuk dihet se sa do të ketë efekt në qarqet diplomatike të Sofies dhe Brukselit, duke marrë parasysh se e njejta metodë u përdor edhe për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, por e cila dështoi dhe vendi u integrua vetëm pas ndryshimit të emrit Kushtetues. Samiti i qershorti do të na tregojë se a kishte apo jo efekt kjo metodë diplomatike e Zoran Zaevit për të hapur rrugën drejt Brukselit./Zhurnal.mk

Related posts

DPHM: Nesër në pjesët perëndimore shi lokal

D V

Kovaçevski uron Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve

D V

Në Shkup Simpoziumi Ndërkombëtar për ndërtimet rezistente

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!