Prishtinë, 1 qershor – Zhurnal.mk – Luftrat që shoqëruan ndarjen e Jugollavisë në fundin e shekullit XX, ishin të tmerrshme, pasi ato shkaktuan shumë viktima, ku edhe populli i Kosovës ishte një nga viktimat i cili vuajti shumë, por ajo që e bën edhe më të dhimbshme është fakti se shumë persona vazhdojnë që të jenë të zhdukur që nga ajo kohë dhe për fatin e tyre nuk dihet ende asgjë.
Lufta e Kosovës është një nga luftrat më të përgjakshme që ndodhën në Jugosllavinë e viteve të 90-ta e cila u zhvillua mes viteve 1998-99, e që shkaktoi rreth 15 mijë viktima ku 1024 nga këto viktima kanë qenë fëmijë, 1 milion persona u dëbuan nga shtëpitë e tyre, pasojat e së cilës janë ende prezente në shoqërinë kosovare edhe pasi kanë kalur 21 vite nga përfundimi i saj, shkruan Zhurnal.
Ajo që e bënë më të dhimshme dhe më tragjike këtë luftë është fakti se pas një kohe kaq të gjatë, akoma vazhdojnë që të jenë të zhdukur rreth 1641 persona 109 prej të cilëve janë fëmijë, për fatin e të cilëve ende nuk dihet asgjë, ata nuk kanë një varr i cili sado pak do ti ngushëllonte familjarët e tyre.
Menjëherë pas përfundimit të luftës kanë filluar përpjekjet për të zbardhur fatin e këtyre personave, dhe nga viti 2001 janë zbuluar disa varre masive në territorine Serbisë si në Batajnicë, Peruçac, Petrovo Selo dhe Rudnicë në të cilët janë gjetur trupat e 941 personave që ishn vrarë gjatë luftës. Varreza e fundit masive u gjend në vitin 2020 në Kizhevak të Rashkës.
Zbardhja e fatit të të zhdukurve ka qenë pjesë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja, por e cila deri më tani nuk ka prodhuar një rezultat konkret, pasi numri i personave të zhdukur vazhdon të jetë i lartë. Gjetja e ketyre personave është gjithashtu pjesë edhe e marrëveshjes së Washingtonit e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator 2020 në SHBA, e që ka ngjallur shpresat e familjarve se kjo çështje do të marr një zgjidhje përfundimtare.
Kryeministri aKtual i Kosovës Albin Kurti ka shprehur përkushtimin e tij për këtë çështje, ku ka bërë të ditur se në raport me Serbinë gjetja e personave të zhdukur dhe krimet e kryera gjatë luftës, nuk mund që të ketë ardhmëri, drejtësi dhe progres nëse nuk trajtohen krimet që janë kryer nga Serbia, deklaratë e cila mund të ndikojë pozitivisht në përshpejtimin e procesit për gjetjen e të zhdukurve, shkruan Zhurnal.
E gjendur në pozitë inferiore, dhe me barrën e fajsisë për krimet e saja, politka dhe diplomacia serbe u hodh në aksion duke shprehur gatshmërinë e tyre për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të zhdukurve, dhe theksuan se ata do të bëjnë çdo gjë pasi ajo është një çështje civilizuese. Në të njejtën kohë ata u shprehën se kanë kërkuar nga autoritete e Prishtinës që të bëhën gërmime në 5 vende në Kosovë ku ata pretendojnë se aty ka qytetarë serb të vrarë gjatë luftës, por që sipas tyre një gjë e tillë është kundërshtuar nga ata.
Është e njohur aftësia e diplomacisë serbe për të defokusuar vemëndjen nga një çështje apo për të krijuar një të tillë kur ajo ka nevojë, e tillë është edhe deklarata për të kërkuar varre masive në Kosovë 21 vite pas përfundimit të luftës, kur dihet se ajo ka qenë agresori dhe shteti që ka kryer krime ndaj një popullate të tërë, dhe kjo nuk është tjetër vetëm se një përpjekje për ta barazuar viktimën me agresorin, e që një rol të tillë ajo jo pak herë e ka luajtur në kancelaritë ndërkombëtare.
Gjatë gjithë procesit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiq ka tentuar çdoherë që të shmangë temën e të pagjeturve madje ka dërguar edhe akuza ndaj Kosovës, se kjo e fundit ka kryer krime lufte, dhe se në territorin e saj gjenden varre masive të qytetarëve serb të vrarë gjatë luftës. Kështu Vuçiq, përmes këtij qëndrimi ka tentuar që te ndërkombëtarët të paraqitet si viktimë dhe ta forcojë pozitën e vet negociuese dhe ta përmirsoj pozitën e Serbisë në arenën ndërkombëtare.
Çështja e të pa gjeturve duhet të jetë një kusht i panegociueshëm në takimin e ardhshëm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, pasi arritja e një marrëveshje mes dy vendeve nuk do të kishte asnjë kuptim në qoftë se nuk zbardhet fati i atyre personave.//Zhurnal.mk