Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial: A më mirë të ngrohemi me qebe si në Kosovë, a të paguajmë llogari 100 për qind më të shtrenjta?

Shkup, 16 dhjetor – Qytetarët po “kërcënohen” me shtrenjtim të rrymës 100 për qind, që ta pranojnë pa problem shtrentjimin 40 për qind. Kështu në pika të shkurtra mund të përmbledhet i gjithë debati që po zhvillohet lidhur me rritjen e çmimit të energjisë në Maqedoninë e Veriut.

 

Kuptohet se gjërat gjatë këtij debati nuk thuhen aq direkt. Po përdoren “spin” strategji të ndryshme që qytetarët sa më lehtë ta pranojnë rritjen enorme, e në fund biles të themi “falemnderit që nuk e shtrenjtuat rrymën edhe më shumë”.  

E për të na “mbushur” edhe më tepër mendjen se shtrentjimi 20, 30 ose 40 për qind nuk është asgjë, KRRE nxjerr informata se kompanitë energjetike kanë kërkuar shtrenjtim të rrymës 100 për qind, për shkak të rritjes së harxhmeve për prodhim. Dhe pret që ne të ju besojmë “bllanko” atyre informatave.

Se bëhet fjalë për lojë të dyshimtë, kujtojmë faktin që nuk paraqiten shumë të dhëna zyrtare të cilat tregojnë se për çfarë arsye është shtrenjtuar prodhimi i energjisë elektrike 100 për qind nga shtrenjtimi i fundit, gjë që shërben si bazë për të kërkuar rritjen e tanishme. Nuk paraqitet ndonjë tabelë konkrete se çka është shtrenjtuar dhe kur është shtrenjtuar. Nuk paraqitet as pasqyrë e saktë se sa janë profitet e kompanive energjetike. Si është e mundur që kompanitë energjetike të realizojnë fitime milionëshe, deri sa procesi i prodhimit të rrymës qenka shtrenjtuar aq shumë.

Nuk po propagojmë komunizëm, mirëpo në këtë kohë kur kriza ekonomike kërcënon si rrallë herë deri tani, shteti ka përgjegjësi të mer masa të përkohshme për të evituar krizë më afatgjate. Ashtu sië nuk është komunizëm ngrirja e çimit të vezëve e makaronave, kuptohet se nuk mund të jenë as masat e jahtëzakonshme për mbajtje nën kontroll të çmimit të rrymës. Nuk duhet harruar se pas disa muajëve sërish kthehet TVSH-ja si pjesë e çmimit të rrymës, që me vendim të qeverisë është supsenduar në periudhë njëvjeçare. Atëherë goditja do të jetë edhe më e madhe. Prandaj një marrëveshje xhentëlmene që gjashtë muajt e ardhshëm të përgjysmohen profitet milionëshe (në euro) të kompanive energjetike, mund të ndihmojë në zbutjen e situatës.

Sepse efekti negative nuk është i izoluar, por ka domino efekt të theksuar. Çdo rritje e çmimit të energjetikëve ndikon negativisht në biznese pasi kjo nënkupton kosto shtesë të shërbimeve operative, dhe kjo ndikon edhe në rritjen e çmimeve operative të kompanive. Kjo do të reflektohet më pas në rritjen e çmimeve të produkteve të tyre, që në fund do ta ndiejnë qytetarët pasi do të ketë rritje të çmimeve të ushqimeve.

Krej kjo na sjell në dilemën nëse duhet të përgatisim edhe ne qebet si në Kosovë, apo të paguajmë rrymë më të shtrenjë. Për momentin duket dilemë qesharake, por së shpejti me këtë dilemë do të përballemi shumica prej nesh, me përjashtim të atyre që vendosin se sa do të jetë rritja e çmimeve dhe atyre që fitojnë miliona euro nga tregtia me energji.

Kurse ka edhe familje që jetojnë me vetëm një pension, ose ndihmë sociale dhe për ta mbijetesa është shumë e vështirë. Një mijë denarë shtesë në muaj që premtohen si ndihmë për këto familje, as nuk zgjidhin e as nuk zbusin problemin.

Statistiat tregojnë se në bazë të rritjes dy mujore, çmimet botërore të ushqimit në shtator arritën mesataren e tyre më të lartë mujore që nga tetori i vitit 2011. Por më e keqja ende nuk ka kaluar dhe nëse nuk meren masa adekuate, atëherë muajt e ardhshëm shtrenjtimet do të shkojnë deri në 30 ose 40 për qind.  

Related posts

Maqedonia e Veriut në vendin e 64-t në botë sipas Indeksit për Sundimin e Drejtësisë në Projektin Botërore të Drejtësisë

D V

Rreth 50 shtetas të Maqedonisë pritet të riatdhesohen në vendlindje nga Shteti islamik

D V

Micotakis: Marrëveshjet kanë të bëjnë me shtetet dhe jo qeveritë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More