Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial / A ka rrezik nga ndikimi rus dhe si të veprojë BE-ja!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 19 maj – Ministria e Pumëve të Jashtme gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se konform protokolleve ndërkombëtare diplomatike ka dëbuar një diplomat të punësuar në Ambasadën e Rusisë në Shkup. Presidenti Stevo Pendarovski, ka theksuar se nuk bëhet fjalë për improvizime por se veprimtaria e diplomatit rus është dokumentuar nga ana e shërbimeve kompetente pa dashur të komentojë më shumë. Ky dëbim vjen në moment kur flitet shumë për ndikimin rus në rajon, por pyetja që shtrohet është se a ka ndikim të tillë dhe sa është i rrezikshëm ky lloj i veprimtarisë në një shtet si Maqedonia e Veriut, shkruan, Zhurnal.mk.

Rusia po përdor dobësinë e BE-së

Ekspertët vlerësojnë se Federata Ruse, e në veçanti shërbimet sekrete të tyre po përdorin dobësinë e BE-së për të pasur nën kontroll vendet e tyre dhe në veçanti vendet e Ballkanit Perëndimor dhe pikërisht për këto arsye ndikimi rus është në rritje e sipër.
Profesori i sigurisë Marjan Gjurovski në një fjalim të hapjes së shkollës rajonale për siguri ka thënë se Federata Ruse kishte përfituar nga dështimi i Bashkimit Evropian për të gjetur një mënyrë për të përdorur mjete klasike politike të ndikimit në periudhën e ardhshme përmes depërtimit të shërbimeve të inteligjencës ruse në qarqet politike dhe të biznesit të vendeve individuale, duke shfrytëzuar mjetet energjetike të ndikimit.
Fjalimi i Gjuroskit në hapjen solemne të Shkollës Rajonale të Sigurisë “Aktorët e Jashtëm dhe Ndikimi i tyre në Sigurinë Rajonale dhe Procesin e Integrimit në Ballkanin Perëndimor” të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, Qendra Ëilfred Martens për Studime Evropiane dhe Univerziteti Sh.. Klimenti i Ohrit-Manastir sqaroi hapur rreziqet që vijnë nga ndikimi kinez dhe rus në këtë pjesë të Evropës.
Aktualisht Rusia përpiqet të zgjerojë ndikimin e saj përmes mediave, kulturës, akademisë, përmes organizatave të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare me origjinë në Federatën Ruse ose të formuara në vende individuale, duke përdorur grupe të ndryshme, si dhe nëpërmjet Kishës Ortodokse Ruse.
Rajoni i Ballkanit është pjesë e konfliktit hibrid midis Perëndimit nga njëra anë dhe Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës nga ana tjetër. Është e nevojshme të rritet niveli i ndërgjegjësimit në lidhje me përhapjen e ndikimit të aktorëve të rinj të shtetit dhe interesave në Ballkan, i cili është shprehur fort dhe negativisht për rajonin, shkruan, Zhurnal.mk.

Rusia u përpoq ta ndalojë zgjerimin e NATO-s në Ballkan

Federata Ruse nëpërmjet veprimeve të saja synuan të ndalojnë ose ngadalësojnë procesin e zgjerimit të NATO-s në rajon, për të zgjeruar varësinë e energjisë në rajon. Shërbimet e tyre janë të angazhuar për të ngadalësuar procesin e integrimit të rajonit në BE dhe për të luajtur në rrafshin e “soft poëer” (fuqi ose ndikim i butë) përmes të gjitha instrumenteve të mundshëm që të realizojnë qëllimet e tyre kombëtare.
Synimi kryesor i këtyre forcave është që të krijojnë një” konflikt të ngrirë “ose” status quo “në rajon. Duke përhapur lajme të rreme, promovohet strategjia e neutralitetit në Ballkan, duke bindur qytetarët e vendeve në rajon të qëndrojnë jashtë NATO-s dhe BE-së. Këto shërbime përdorin një qasje duke krijuar perceptimin se vlerat perëndimore janë të gabuara, në krahasim me lojën e kartës së ndjenjave kombëtare duke u kthyer te historia dhe jo e ardhmja.

BE-ja të tregohet më vigjilente

Aktualisht Kina dhe Rusia janë aktorë që, si rivalë strategjikë të modelit perëndimor të shoqërisë, kanë ide të ndryshme në lidhje me demokracinë, shtetin e së drejtës dhe lirinë e fesë. Ambiciet e Kinës në mënyrë të justifikueshme ngjallin frikë në BE. Ka frikë se korrupsioni mund të vazhdojë të rritet për shkak të “parave të lira”. Shumë projekte përfshijnë huadhënien e bankave kineze. Kinezët nuk kërkojnë demokraci dhe shtetin e së drejtës kur miratojnë hua financiare, e cila lehtëson huazimin nga vendet jashtë BE-së (Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina). Së fundi pre e kësaj politike kanë rënë edhe shtete të BE-së siç është Hungaria e cila ka relacion të ngushtë me Kinën.
Nëse vendet perëndimore dëshirojnë të ndalojnë procesin e ngecjes në rajon atëherë politika e integrimit evropian nuk duhet të jetë “politikë e shkopit dhe karotës” por përmes politikave reale dhe të dukshme të integrimit në Ballkanin Perëndimor do të kontribuhet për të ndaluar shpërbërjen dhe në vend që të largohen mendjet e ndritura të tregojë histori suksesi me vendet e rajonit, shkruan, Zhurnal.mk.

Related posts

 I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës është kapur në Türkiye, procedura për ekstradim ka filluar

Xh M

Spavoski konfirmon: Lupço Palevski është arrestuar në Turqi, ekzekutori i Vanjës u kap nga policia turke në Balikesir

Xh M

Pasiguri e panik pas vrasjes së 14-vjeçares në Shkup

Xh M