Shkup, 6 dhjetor – Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedonia dhe Fondacioni për nisma arsimore dhe kulturore, “Hap pas hapi” sot do ta organizojnë edicionin e shtatë të ngjarjes SpeedTeach, si pjesë e aktiviteteve të projektit “Arsimimi i bashkësive të vogla etnike”. Këtë vit SpeddTeach do të mbahet onlajn me temë për shëndetin mendor.
Siç njoftuan organizatorët, qëllimi është të theksohet nevoja e parandalimit që nga mosha më e hershme dhe vlera e përfshirjes së të gjithë faktorëve – institucionet shtetërore, të drejtat shkollore, mësimdhënësit, shërbimi profesional dhe prindërit, që të mundësohet krijimi i mjediseve të sigurta për nxënësit dhe programet e arritshme për zhvillim të shkathtësive socioemocionale, por edhe mbështetja në kohë dhe e arritshme për të gjithë që kanë nevojë.