Agjencia Zhurnal.mk.

Edicioni i 11-të i TOP 100™ i organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore

Shkup, 6 dhjetor – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore edhe këtë vit organizon ngjarjen tashmë të njohur dhe ekskluzive për përzgjedhjen e kompanive më të suksesshme dhe më të fuqishme “TOP 100™”.

 

Kjo ngjarje edhe këtë vit do të nxjerrë në pah kompanitë më të mira nga industri dhe kategori të ndryshme, të cilat kanë treguar sukses më të madh në më shumë fusha të veprimtarisë së tyre. Të njëjtat janë anëtare të Odës dhe rrugëtimin e suksesit të tyre Oda e promovon si vlerë e shtuar.

Kriteret në përzgjedhjen e 100 kompanive më të mira dhe më të suksesshme janë të ardhurat vjetore që realizojnë, fitimi neto, numri i të punësuarve, investimet dhe kthimi i kapitalit. Synimi kryesor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore është që nëpërmjet kësaj ngjarjeje, të stimulohet aspekti i konkurrueshmërisë tek kompanitë dhe njëkohësisht të nxitet zhvillimi i tyre.

Njëashtu në këtë ngjarje do të shpërblehen edhe biznese me kritere tjera të cilat në traditë kanë qenë çdo herë biznesi me rritje më të madhe si dhe biznesi i udhëhequr nga grua. Por përpos këtyre çmimeve do të sjellim edhe çmime të reja për këtë edicon.

Ngjarja e “TOP 100™” do të mbahet më 9 dhjetor 2021 (e Enjte), në hotelin “Double Tree by Hilton” në Shkup, duke filluar nga ora 11:00.

Related posts

Lirimi i Mijallkovit, PNKOK kundër apelit, kërkon paraburgim

Redaksia

Zejd Rexhepi: Me Kastriotin kam komunikuar para 4 viteve, shumë keq që sot nuk bie BDI-ja

Z H

Takim i ri i Komisionit të përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More