Agjencia Zhurnal.mk.

Edicioni elektronik dhe i shtypur i gazetës zyrtare prej nesër me vlerë juridike të barabartë

Shkup, 26 korrik – Prej nesër hyjnë në fuqi dispozitat ligjore për shpallje të ligjeve, dispozitave tjera dhe akteve në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat kanë të bëjnë me edicionin elektronik dhe të shtypur të kësaj gazete.

 

Në to është shënuar se edicioni elektronik dhe i shtypur i Gazetës zyrtare të RMV-së do të kenë tekst dhe përmbajtje të njëjtë dhe vlerë të barabartë juridike.

“Nëse paraqitet mosrespektim ndërmjet tekstit dhe përmbajtjes së edicionit elektronik dhe të shtypur, si i saktë, gjegjësisht në mënyrë juridike i vlefshëm, do të llogaritet teksti i botuar në edicionin elektronik”, kumtoi Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në pajtim me ndryshimet, ligjet dhe dispozitat tjera botohen në edicionin e shtypur dhe elektronik të Gazetës zyrtare, e cila përmban nënshkrim elektronik dhe vulë, me të cilën garantohet identiteti dhe autentiteti i tij me edicionin e shtypur dhe është publikuar në ueb faqen e Gazetës zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shpallje të ligjeve, dispozitave dhe akteve tjera në gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut është botuar në gazetën zyrtare nr.21 nga 27 janari i vitit 2021.

Related posts

Demanton Kostov të jetë ministër i ardhshëm i shëndetësisë, “Ende kemi MSH-së, dhe ai është Venko Filipçe”

Redaksia

Para samitit/ Vuçiç ecejake në pritje të Ramës e Dimitrov, ja momenti kur shtrëngojnë duart

D V

Maqedoni: Do të krijohet sistem elektronik, qytetarët do të mund të ankohen për administratën publike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More