Agjencia Zhurnal.mk.

Edicion sfidues i modës nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston është një nga yjet në kopertinën e revistës CR Fashion Book, për të cilën ka pozuar në edicione të ndryshme dhe ajo që ra në sy ishte paraqitja me bikini dhe veshja e një xhaketë.

Në numrin e përmendur, aktorja shfaqet në kombinime të ndryshme – nga bikini dhe kravata e deri te një kostum i madh Versace dhe sjell shkëlqimin e saj të veçantë në faqet e revistës.

Në ballinën e stiluar nga kryeredaktorja Carine Roitfeld, Aniston mahnit me një këmishë, pantallona dhe kravatë (nga Valentino), e veshur mbi sutjena elegante Fleur du Mal.

(Foto: Instagram/crfashionbook/jenniferaniston)

Nëpërmjet fotografive bardh e zi të shkrepura nga Zoey Grossman, ajo paraqitet edhe në disa imazhe të tjera, duke u dalluar me një kostum Bottega Veneta dhe duke iu referuar stilit të saj të epokës “Friends” në një pjesë të madhe të stilit të viteve të nëntëdhjeta.

(Foto: Instagram/crfashionbook/jenniferaniston)

Aktorja ka folur për revistën në lidhje me stilin ikonik të flokëve, nga frymëzimi i viteve të tetëdhjeta deri te projekti i saj aktual i pasionit, linja e kujdesit të flokëve LolaVie.

“Të gjitha produktet që kam përdorur në jetën time – në shtëpi ose në punë – ishin pjesë e kërkimit dhe zhvillimit për LolaVie”, është shprehur Jennifer për CR Fashion Book.

(Foto: Instagram/crfashionbook/jenniferaniston)
(Foto: Instagram/crfashionbook/jenniferaniston)
(Foto: Instagram/crfashionbook/jenniferaniston)
(Foto: Instagram/crfashionbook/jenniferaniston)
(Foto: Instagram/crfashionbook/jenniferaniston)
(Foto: Instagram/crfashionbook/jenniferaniston)

Related posts

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

D V

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

D V

“Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë”, Shkurte Fejza me një koncert masiv

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky