Agjencia Zhurnal.mk.

Edi Rama për kërkim faljen e Serbisë ndaj Kosovës: Unë them që falja vjen në fund

Në një konferencë me gazetarët shqiptarë në Beograd kryeministri Edi Rama u shpreh se është dakord që Serbia ti kërkojë falje Kosovës, duke shtuar se sipas tij falja është ajo që vjen në fund.

Rama theksoi se bashkëpunim në rajon e sheh si një proces paqeje.

I pyetur për ndalimin e boksierëve të Kosovës për të marrë pjesë në Kampionatin e Boksit në Beograd, dhe se sa i vërtetë është Vuçiç në deklaratat e tij, Rama tha se deklaratat e Presidentit Vuçiç për ftesën ndaj Kosovës do të testohet vetëm nëse Kosova i bashkohet nismës “Open Balkan”.

“Sinqeriteti i të gjithë deklaratave testohet në provën e realitetit. Sot presidenti i Serbisë e tha hapur se mirëpret Kosovës njësoj si dy vendet e tjera. Pra kjo deklaratë testohet vetëm nëse Kosova vjen në këtë nismë. Kjo nismë ka qenë domosdoshmëri kohë më parë. Kur ne kuptuam që procesi i Berlinit ishte i destinuar të kthehej në proces deklaratash. Unë jam për falje. Kërkimi i faljes nga Serbia është kapaku që do ti japë zgjidhjen përfundimtare njohjes nga Serbia. Unë them që falja vjen në fund , nuk mund të vijë në fillim. Ballkani i Hapur ka mundësuar që në të kemi realitet atë që prej vitesh e kemi ëndërruar. Nuk hiqet dot kufiri në konflikt të hapur me Serbinë sepse jo Serbia por ngrihet dhe Uashingtoni dhe thotë Shqipëria e Madhe.”

Related posts

“Jemi të frikësuar!”/ Nis puna për ndërtimin e kampit të refugjatëve në Gjadër

Xh M

Sveçla dhe Balla zotohen se do të bashkëpunojnë për siguri dhe stabilitet në të dyja vendet

D V

‘Të shpallen të pavlefshme votimet e 7 marsit!’/ Sekretariati i Etikës vendos sot për kërkesën e opozitës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy