Agjencia Zhurnal.mk.

Edi Rama: Në Shqipëri nuk do të ketë kampe refugjatësh

Disa nga mediat me prestigjioze britanike si The Times apo Daily Mail kane publikuar lajmin për një marrëveshje mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare për ngritjen e një kampi refugjatesh në vendin tone.

Të përditshmen londineze shkruajnë se Britania e sheh sistemimin e emigrantëve që kërkojnë azil në këtë shtet pasi arrijnë në mënyrë të paligjshme aty do të dërgohen në qendrën e re në Shqipëri brenda 7 ditësh nga momenti që kapen, duke e vlerësuar këtë si të vetmen mënyrë për të frenuar ardhjen e tyre nga Franca veriore.

Burimet e gazetave brenda kabinetit qeveritar britanik flasin dhe për detajet e marrëveshjes që sipas tyre do t’i kushtoj çdo taksapaguesi britanik 100,000 £ për emigrant, për të përballuar kostot si për fluturime dhe akomodim.

Madje një ministër i cituar por që s’ka dashur të identifikohet i ka thënë gazetarëve të The Times hapja e kampit në Shqipëri është shpresa vetme e tyre pasi mase tjetër nuk po funksionon. Edhe pse ministri që është burimi i të përditshmes britanike është shprehur optimist se janë në rrugë të mirë me qeverinë shqiptare për ta arritur këtë marrëveshje, kryeministri shqiptar e ka mohuar në mënyrë kategorike një lajm të tillë.

“Shqipëria s’do jetë kurrë një vend ku vendet shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë!”

Kjo është e vetmja çështje për të cilën kryeministri Rama pranoi të fliste pas mbledhjes me drejtuesit politik të qarqeve. Pasi kur u pyet për ndryshimet statutore që po punon sekretari i përgjithshëm, nuk e kursen ironinë me zhvillimet që po ndodhin në kampin opozitar.

Related posts

“Drafti i Ramës është serioz”/ BE konfirmon për Radio “Europa e Lirë” dokumentin për asocicacion

Xh M

Vasilika Hysi dhe Ervin Bushati kandidatë për ambasadorë në OKB dhe SHBA

Xh M

“Do ju vras të gjithë”, mesazhet kërcënuese në Facebook alarmojnë e ambasadën ruse në Tiranë

Xh M