Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe Ziadin Sela ballafaqohet me probleme me indetifikimin e gishtit

Strugë, 17 tetor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka shfrytëzuar të drejtën e votës.

 

Ai ka votuar në shkollën fillore komunale “ Aki Dika” në Livadhi.

“Unë shpreha të drejtën time si qytetar, si gjithë të tjerët. Kjo është dita e zgjedhjeve, të gjithë qytetarët janë të barabartë pa marrë parasysh statusin social ekonomik, të gjithë vlejnë nji. Kjo njishi është fuqi të cilën do të duhet ta shfrytëzojnë të gjithë. Sot është dita kur flitet në heshtje, por flitet shumë zëshëm duke rrethuar kandidatin që ata mendojnë, në qoftë se janë të kënaqur të shpërblejnë politikat të cilat janë për të shpërblyer, në të kundërtën ti dënojnë politikanët të cilët janë për ti dënuar dhe të hapin shtigje për një perspektivë, ndryshim dhe për një model qeverisje ndryshe.

Si gjithë tjerët edhe unë e shfrytëzova këtë të drejtë dhe uroj për zgjedhje të qeta dhe korrekte. Fatkeqësisht po raportohen se puna e shenjave të gishtërinjëve nuk po funksionon si duhet, kuptohet që është dashur që të merren masa më herët, nga ana e KSHZ-së e tjerëve, të testohen mirë aparaturat. Por sido që të jetë ka edhe mundësi të tjera.

Unë i ftoj qytetarët që zë dalin sa më masovikisht, sepse demokracia ka kuptim më tepër, sa më e madhe të jetë përqindja e njerëzve që dalin të votojnë. Skeptikët të cilët rijnë në shtëpi do të duhet ta dijnë që zhgënjimin që ata kanë, duke ndejtur në shtëpi vetëm se mund ta thellojnë edhe më shumë.

Duhet të dalin dhe sa më masovikisht të votojnë. Presim fitore të opozitës dhe hapje të një kapitulli të ri të menaxhimit me pushtetin lokal, që do të jetë një menaxhim më afër qytetarëve, një menaxhim pa korrupsion, një menaxhim që do ta ruajë të paprekshme dhe të shenjtë pronën publike dhe një menaxhim i cili do ta bëjë jetën më të jetueshme këtu në Maqedoninë e Veriut.”

Related posts

Kolona të gjata në vendkalimin kufitar Maqedoni Veriore – Kosovë

D V

Filipçe: Më së voni nesër përfundojnë ADN analizat e të vdekurve në Bullgari

Z H

KSHZ pranoi dërgesë të re të terminaleve për shenja të gishtit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More