Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe Zaevi e ngre zërin kundër bllokadës që BE po i bënë Shqipërisë për bisedimet e anëtarësimit

Shkup, 23 korrik – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i është bashkangjitur qëndrimit të presidentit të vendit Stevo Pendarovski, të cilët shprehen se Shqipërisë duhet t’i lejohet vazhdimi i negociatave dhe të marin datë për në BE. Zaev thotë se Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e kontestit mes Sofjes dhe Shkupit derisa shumë vende po e bllokojnë Shqipërinë për shkaqe të pakuptimta politike e të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me kriteret e reformave të Brukselit, transmeton Zhurnal.

“Çdo shtet meriton të gjykohet nga rezultatet e tij vetanake. Edhe unë i uroj me të vërtetë fat fqinjit tonë perëndimor, Shqipërisë, që të vazhdojë në atë rrugë nëse Bullgaria vijon të bllokojë procesin. Fqinji i ynë e meriton që të vazhdojë në rrugëtimin e tij drejt Bashkimit Evropian dhe nuk është e drejte që procesi të jetë i lidhur me shtete te tjera…Nëse zhbllokimi nuk ndodhë (për Maqedoniné e Veriut) nga Bullgaria unë i dëshiroj çdo sukses dhe fat Shqipërisë”, tha Zaev në intervistë.

Që nga 2005 kur iu dha statusi i kandidatit deri në vitin 2018, Maqedonia e Veriut u bllokua nga Greqia për të hapur bisedimet e pranimit dhe ishte e detyruar të ndryshonte emrin kushtetues në Maqedonia e Veriut për të kaluar pengesën e Athinës.

Pastaj Franca i vonoi bisedimet për dy vjet, duke detyruar vendet e tjera anëtare të BE dhe aspirantët nga rajoni të pranojnë një metodologji të re të hartuar nga Parisi për kryerjen e bisedimeve të anëtarësimit, e cila rigrupon tani 35 kapituj në 6 grupe dhe i bënë bisedat dhe kriteret më të komplikuara dhe me rigoroze.

Dhe tash është Bullgaria që po e bllokon Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj në rrugën e premtuar të BE-së ndërsa Sofja po e vë veton në hapjen e bisedimeve sepse nuk e njeh gjuhën maqedonase si të tillë por si një degë të gjuhës bullgare si dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të tjera për historinë.

Disa shtete anëtare kanë vendosur të mos i lejojnë Shqipërinë t’i hap bisedimet me BE-në dhe duan që vendi të pres derisa Shkupi të zgjidhë bllokimin me Sofjen.

Related posts

Kovaçevski: Nuk komentoj deklaratat e politikanëve të tjerë

Xh M

Editorial/ Kandidatët me premtime megalomane të cilave edhe ata vet nuk i’u besojnë

N E

Muhamed Halili: VMRO nuk ka më ideologji, janë kapur për fijen anti-bullgare

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More