Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe vendi mund të përfshihet nga moti i ligë, paralajmërohet për kujdes

Shkup, 16 Shtator – Sonte, e sidomos nesër, siç parashikon meteorologu Sllavço Poposki, në Maqedoni pritet të ketë stuhi lokale dhe e fortë, e përcjellë me reshje të dendura të shiut që mund të shkaktojë vërshime, erëra të furtunëshme, shkarkime të forta elektrike dhe paraqitje të breshërit.

 

“Temperaturat nga nesër, e sidomos nga e diela e tutje, do të ulen shumë dhe do të rriten në intervalin prej 15 deri në 23 gradë, sidomos gjatë javës së ardhshme. Për shkak të stuhisë së pritur rekomandojmë kujdes ekstrem. Me këtë depërtim të ajrit shumë më të ftohtë nga veriu, bora e parë pritet edhe në vendet më të larta malore të rajonit, ndërsa javën e ardhshme është e mundur edhe në Maqedoni”, thotë Poposki.

Related posts

Deri në momentin e aksidentit, autobusi i Besa Trans ka realizuar 135 hyrje-dalje nga shteti

Z.H

Komuna e Tetovës me kërkesë që një pjesë e bulevardit të shndërrohet në shëtitore, policia nuk e miraton

Z.H

Mariçiq: Po bëjmë një hap përpara në eurointegrime, nga KOVEB kalojmë në KOELA

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More