Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe një “margaritar” në Maqedoni, kur rritet çmimi i naftës ndryshon dy herë në javë, kur ulet ndryshon vetëm nga një herë?!

Shkup, 15 shtator – Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,44 % në raport me vendimin e datës 14.9.2023.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,060 %, te nafta për 1,541 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,405 % dhe te mazuti për 0,656% .

Nga data 16.9.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 90,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 92,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 86,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 85,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 47,304 (denarë/kilogram)

Qytetarët janë shprehur edhe  të habitur edhe të revoltuar nga kjo rritje e dytë e çmimeve brenda javës dhe shumë prej tyre në rrjetet sociale parashtrojnë pyetjen se pse kur ulet çmimi në bursat botërore, në Maqedoninë e Veriut ndryshon vetëm një herë në javë, kurse kur rritet ndryshon edhe nga dy herë benda javës. Pritet që Komisioni për rregullim të çmimeve të energjisë sot ose nesër të dalë me përgjigje ndaj këtyre dilemave të parashtruara prej qytetarëve. /Zhurnal

Related posts

Rikthehet vala e protestave, askush i kënaqur me qeverisjen e Kovaçevskit?

I.A

Kush e ka radhën për në “listën e zezë” amerikane?

I Z

Lloga nënshkroi kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit

D V