Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe një garuese nga Kosova fiton normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore

Kosova do të përfaqësohet edhe më një garuese në Lojërat Olimpike Dimërore “Beijjin 2022”.Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komiteti Olimpik i Kosovës.“Kitarja Kiana Kryeziu fiton normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022 dhe bëhet vajza e parë që do ta përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.Komiteti Olimpik i Kosovës edhe më herët kishte konfirmuar pjesëmarrjen në këto Lojëra Olimpike edhe pse Presidenca e Kosovës ka marrë vendim për bojkotimin e këtyre Lojërave në aspektin diplomatik.
Në kohën kur KALLXO.com kishte kontaktuar KOK-në për numrin e pjesëmarrësve në këto lojëra olimpike, zyrtarët e KOK-së kishin thënë që të garojmë me një sportist.“Ne jemi duke garuar vetëm me një sport, bëhet fjalë për skijimin alpik. Për momentin ne kemi vetëm një sportist që ka arritur të fitojë normën” kishin thënë nga KOK-ja.Nga KOK-ja kishin shpresuar në rritjen e numrit të garueseve.“Ne kemi shpresë që deri në janar të kemi edhe dy sportistë të tjerë”, kishin thënë për KALLXO.com nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

 

Related posts

Petër Bosz e fton në skuadrë, Shaqiri pritet të debutoj të premten me Lyonin

Redaksia

Garë e madhe mes Interit, Romës dhe Milanit për Frattesin

D V

Interi ndalet me barazim nga Sampdoria

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More