Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe nëse bullgarët përfshihen në Kushtetutë, vetoja bullgare do të mbetet

Sofje, 17 Prill – Edhe nëse bullgarët e Maqedonisë hyjnë në Kushtetutën e vendit, Bullgaria nuk do ta heqë veton për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tjera, tha në Ohër, zv/presidentja bullgare Iliana Iotova. Ajo pretendon se autoritetet në Shkup nuk kanë zbatuar asgjë nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë që është nënshkruar në kohën e ish-kryeministrave Zaev dhe Borisov.

“Duhet ndryshimi i metodologjisë për përgatitjen e teksteve. Kërkojmë hapjen e arkivave për krimet e kryera dhe përndjekjen e personave vetëm se kanë treguar vetëdije bullgare. Në vend të tretë është përdhosja e monumenteve”, deklaroi Iliana Iotova – zv/presidente e Bullgarisë.

E pyetur nga Alsat pse Bullgaria, pavarësisht se është anëtare e BE-së, nuk respektoi vendimin e gjykatës së Strasburgut për pakicën maqedonase, as raportin e fundit të Departamentit të Shtetit, i cili thoshte se Sofja mohon të drejtën për t’u bashkuar me maqedonasit etnikë, Jotova thotë se ato raporte nuk ishin të detyrueshme.

“Askush nuk ka kërkuar dhe nuk do ta detyrojë Bullgarinë të njohë asnjë pakicë, sepse Kushtetuta bullgare respektohet në Strasburg”, u shpreh Iliana Iotova – zv/presidente e Bullgarisë.

Sipas Jotovës, në regjistrimin e fundit të popullsisë në Maqedoni kanë dalë pak bullgarë, përkatësisht rreth 3000, sepse regjistruesit kinse kanë kërkuar që të dëshmojnë për origjinën. Ajo ishte sot në Ohër, ku vendosi lule në monumentin e 15 turistëve bullgarë që humbën jetën në fundosjen e anijes në liqenin e Ohrit në vitin 2009 ndërsa hapi edhe një qendër kulturore dhe informative.

Related posts

Millkov: Për ne është e rëndësishme të flasim me Maqedoninë si shtet me shtet

Z.H

Kompanitë që abuzuan me ndihmat shtetërore nuk u dënuan

D V

Zjarret pyjore në Maqedoni kanë shkaktuar dëme prej 31.1 milionë eurove

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More