Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe Lëvizja Besa kritikon Ejup Rrustemin, e quan “zëdhënës” i Rrugëve të Maqedonisë

Shkup, 17 korrik – Lëvizja Besa ka kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut të distancohet nga projekti “Ballkani i Hapur”.

“As që dyshonim ndonjëherë se kjo Qeveri është kahëzuar në drejtim të realizimit të projekteve serbo-ruse, por me “aktin” e djeshëm “vulosën” paralajmërimet e Lëvizjes BESA, të cilat dëshmonin se përbërja qeveritare është “mashë” në duart e projekteve anti kombëtare. Pas disa përpjekjeve që të konkretizohet projekti “Ballkani i Hapur”, Edi Rama si njëri nga nismëtarët kryesor hetoi planin e rikthimit të sundimit serbo-rus në Ballkan, përmes realizimit të projektit të sipërpërmendur dhe në deklarimin e fundit u shpreh kundër kësaj nisme të mbrapsht. Për dallim nga qëndrimi i Kryeministrit shqiptar, kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski ripotencoi që projekti “Open Ballkan” qenka nismë e ndritur, ngase përmes të njëjtit, popullata dhe mallërat do të qarkullojë më lirshëm, gjë e cila nuk ndodhi ngaqë edhe sivjet diaspora shqiptare u ballafaqua me pritjet e gjata nëpër kufij”, thuhet në reagimin e Lëvijes Besa.

Partia e Bilall Kasamit ka shigjetuar edhe drejtorin e “Rrugëve Shtetërore”, Ejup Rrustemi, i cili ishte prezent në ngjarjen e djeshme, duke e quajtur “zëdhënës”.

“Kjo nuk mjaftoi për partnerin e koalicionit LSDM-BDI, e cila përmes “zëdhënësit” të Rrugëve të Maqedonisë –Ejup Rustemi, rikonfirmoi partneritetin në lidhje me këtë projekt, duke u ndje i ngazëllyer në përqafjet e Kryeministrit të Serbisë-Bërnabiq, promovuan “programin” e përbashkët mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në pagesën e taksave rrugore”, theksohet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Related posts

Rizvanoviq: Gjithçka është e qartë, qeverinë e ardhshme e formojnë VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM!

I Z

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

D V

Shqiptarët vendimtarë për fitore në rrethin e dytë!

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky