Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe këtë vit akademik SHBA-ja është destinacioni më i kërkuar për studime ndërkombëtare

Departamenti amerikan i Shtetit këto ditë e feston javën e arsimit ndërkombëtar dhe në përpjekje të përbashkëta me Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA-së e promovon “rëndësinë dhe mundësitë që i sjellë këmbimi studimor në kampuset dhe bashkësitë, si në SHBA ashtu edhe në botë”.

 

Nga Departamenti i Shtetit theksojnë se SHBA-ja sërish është në vend të parë në botë si destinacion për studime ndërkombëtare, dhe në vitin akademik 2020/2021 pranuan pothuajse një milion studentë të huaj.

Tema e këtij viti, “Të hapur për mundësi”, është konfirmuar përmes Politikës vjetore të dyerve të hapura… Sipas të dhënave të kësaj politike, SHBA-ja edhe njëherë është destinacioni më i kërkuar për studime ndërkombëtare në botë, dhe në vitin akademik 2020/21 në kolexhe dhe universitete u pranuan 948.519 studentë të huaj, apo 4 për qind më shumë se vitin e kaluar, thuhet në kumtesën e djeshme.

Thuhet se politika e dyerve të hapura jep qasje edhe në ndikimin e pandemisë ndaj vizitës së studentëve amerikanë në studime ndërkombëtare. Sipas programit, për shkak të pandemisë, më pak studentë amerikanë kanë mësuar jashtë vendit dhe mësimin e kanë ndjekur virtualisht, apo me prani të planifikuar individuale.

Related posts

Rusia dhe Bjellorusia lëshojnë trupa parashutiste afër kufirit me Lituaninë

N E

Ky është kushti i vetëm i Rusisë që të ndodhë takimi Putin-Zelensky

Xh M

Rritje enorme e kërkesave për armë në Bosnjë pas luftës në Ukrainë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More