Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe katër ditë fushatë, po përforcohen aktivitetet zgjedhore dhe akuzat e ndërsjella

Shkup, 26 tetor – Katër ditë para përfundimit të fushatës para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor i vazhdojnë aktivitetet, duke e prezantuar programin e tyre para qytetarëve. Një pjesë e partive tashmë edhe publikisht janë prononcuar kujt do t’ia japin mbështetjen në raundin e dytë.

 

Duhet të jemi të bashkuar dhe të mos lejojmë që VMRO-DPMNE të vendosë se kush do të fitojë në Gostivar, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kërkoi mbështetje nga banorët e fshatit Forinë në tubim e sontëm parazgjedhor.

Ahmeti, i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë së menjëhershme të partisë, u takua me banorët e fshatit Forinë të Gostivarit për të biseduar për rëndësinë e bashkimit, veçanërisht pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale.

“Përsëri kemi fituar mbi 50 për qind të votave të shqiptarëve dhe nuk mundet VMRO-ja të vendosë se kush do të fitojë në Gostivar. Ne jemi popull me dinjitet. Si shqiptarë duhet të jemi të bashkuar, sepse paragjykimet ende mbizotërojnë. Unë nuk bëj kompromis me çështjen shqiptare në Maqedoni. Ne jemi fitues absolut, nëse e shndërrojmë në mandate deputetësh do të kishim 19 deputetë. Duhet të bashkohemi sepse po bëhemi të rëndësishëm për popullsinë vendase. Nëse kemi komuna unike, sepse e gjithë agjenda ka të bëjë me komunat, do të jetë shumë më ndryshe”, tha Ahmeti.

Ai para simpatizantëve dhe anëtarët e partisë për aktivitetet e partisë, e cila nga pozita e pushtetit qendror ka mundësuar hapjen e universiteteve, projektet kapitale të infrastrukturës, fillimin e gazifikimit, autostradën përmes Pollogut.

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arijanit Hoxha sot apeloi tek votuesit e kësaj partie që në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale t’i mbështesin kandidatët për kryetar komune të Aleancës për Shqiptarët, me qëllim, siç tha, të “ndihmojnë në humbjen politike të PDSH-së dhe BDI-së”.

“Gjithashtu, kërkojmë nga Aleanca për Shqiptarët në mënyrë reciproke t’u bëjnë thirrje votuesve t’i mbështesin kandidatët e Besës. Skena politike në vitet e ardhshme duhet të ndryshojë. Prandaj, duam së bashku ta udhëheqim dhe ta bëjmë këtë ndryshim”, tha Hoxha në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se Lëvizja Besa në vazhdimësi zhvillon politika të qëndrueshme të cilat garantojnë stabilitet politik në vend dhe e ndjek drejtimin euroatlantik të shtetit.

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një konferencë për media e paralajmëroi mbështetjen për kandidatët për kryetar komune të partisë politike Lëvizja Besa në rrethin e dytë dhe e përshëndeti vendimin e tyre për t’i dhënë mbështetje kandidatëve të Aleancës -Alternativa.

“Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, ne si koalicion shprehëm qëndrimin tonë që të mbështeten të gjithë kandidatët e opozitës shqiptare që po luftojnë kundër BDI-së”, tha Taravari.

Ai e përshëndeti thirrjen e Lëvizjes Besa për të mbështetur kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe ritheksoi, siç tha ai, qëndrimin konsistent të anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre dhe të gjithë votuesve të tjerë për të mbështetur kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku ata përballen me BDI-në.

Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm. Komunikimi është komplet. Legjitime është që secili të luftojë për votat, deklaroi sonte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duke i komentuar paralajmërimet e sotme të partnerit të koalicionit Besa që në rrethin e dytë të zgjedhjeve ta japin mbështetjen për Aleancën për Shqiptarët.

Në ditarin qendror të televizionit Sitell, ku ishte mysafir, Zaevi tha se nuk e ka dëshpëruar as ajo që PLD dhe RDM si partnerë koalicioni publikisht nuk ju kanë bërë thirrje votuesve të tyre që ta japin mbështetjen në rrethin e dytë për kandidatët e koalicionit.

Tha se kanë dallime me partnerët e koalicionit, por se i lidhin vlerat e përgjithshme siç janë lufta kundër korrupsionit reformat në gjyqësor, eurointegrimet…

“Kjo është bukuria e një demokracie dhe lirie. Ne kemi vlera të përbashkëta në koalicion dhe kjo na bashkon. Është me rëndësi që t’i mobilizojmë të gjithë votuesit me të cilët ndajmë vlerat e përbashkëta”, tha Zaevi.

VMRO-DPMNE nuk do të hakmerret ndaj askujt dhe secili që punon me nder dhe kontribuon do të vazhdojë të punojë, se të gjithë neve dhe Maqedonisë i duhen njerëz të tillë që të krijojë një të ardhme të re në shtet, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Miskocski në emisionin në “Klan debat” në TV Klan.

“Dua t’u dërgoj në porosi shumë të qartë qytetarëve, përfshirë edhe ata të cilët qëndruan në shtëpi dhe ata të cilët votuan për kundërshtarin tonë politik, dhe kjo është se çdo person është i rëndësishëm për ne dhe çdo person i vetëm që është pjesë e popullit të Maqedonisë i nevojitet Maqedonia”, theksoi Mickoski.

Ai porositi secili që është i punësuar në administratën publike, në vetëqeverisjen lokale, secili që ka ndonjë biznes, le të mos shqetësohet nuk do të ketë revanshizëm politik dhe ndonjë hakmarrje.

Kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Danella Arsovska sonte u takua me qytetarët e komunës së Karposhit ku biseduan për problemet dhe mangësitë të cilat i notojnë ata në komunën e tyre por edhe në përgjithësi në qytet.

Arsovska theksoi se qytetarët e Shkupit kërkojnë ndryshime thelbësore, përmirësimin e cilësisë së jetesës së çdo qytetari, ndërsa ndryshimet fillojnë më 31 tetor.

“Fitorja në raundin e parë është fitore të cilën ju e sollët së bashku për një Shkup më të bukur, modern, ndërsa tani në raundin e dytë edhe një herë do t’ua vërtetojmë se është kohë ndryshimesh dhe këto ndryshime vijnë pas 31 tetorit. Së bashku do ti ndryshojmë gjërat për më mirë dhe do t’ia dalim të krijojmë një Shkup më të bukur”, tha Arsovska.

Related posts

Spasovski: Po punohet në vërtetimin e përgjegjësisë për aksidentin në të cilin u përfshi Zoran Mileski

N E

Bozhinov: Sofja po përgatitet për kompromis me Maqedoninë e Veriut

D V

Mariçiq: Viktimat nga veprat penale do të marrin ndihmë shtetërore në të holla

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More