Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe dy kritikike tjera të Trampit fituan në zgjedhjet në SHBA

Liza Murkovski, senatorja republikane dhe kongresmenja demokrate, Mari Peltola përsëri janë zgjedhur në Kongres, njoftoi mbrëmë Politiko. Të dyja janë nga Alaska, kritike të mëdha të ish-presidentit Donald Tramp dhe shpallën fitore ndaj kundërshtarëve të mbështetur nga ai.

 

Sistemi zgjedhor i Alaskës bazohet në votimin preferencial, i cili u lejon votuesve të renditin disa kandidatë në vend që të zgjedhin vetëm një. Në këto zgjedhje, Murkovski dhe Peltola fituan pa fituar shumicën e votave.

Sipas rezultateve fillestare, republikanët fituan shumicën në Dhomën përfaqësuese të Kongresit amerikan me gjithsej 220 nga 435 vende. Në Senat, nga ana tjetër, demokratët kanë 50 nga gjithsej 100, ndërsa për një vend në Senat nga Xhorgjia me 8 dhjetor duhet të mbahet raundi i dytë i votimeve, ku parashikohet fitore për demokratin, Rafael Varnok.

Related posts

Ngjarja më e madhe politike e vitit në Kinë e hapur për mediat vendase dhe të huaja

Xh M

“Ndërprerja e energjisë për shkak të krizës mund të dëmtojë antenat”, Europa përgatitet për një dimër pa telefona

Xh M

Policia në Bronx vihet pas të dyshuarit, ai duke u arratisur godet me mjet edhe shtatë vetura – lëndohen 14 persona

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More