Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe “Boga Trans”-it i meret licenca për transport

Shkup, 13 janar – Me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror për Transport, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve solli vendim për marrjen e licencës për punë transportuesit “Boga Trans” nga Shkupi me të cilën përkohësisht i ndalohet kryerja e veprimtarisë transportuesit, me çka iu merren licencat për transport të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve, si dhe certifikatat nga licencat.

Transportuesi, siç informojnë nga Ministria, është i obliguar që licencat dhe certifikatat nga licencat t’i dorëzojë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Nga Ministria sqarojnë se transportuesi “Boga Trans” ka poseduar licencë për kryerje të transportit të brendshëm të lirë të udhëtarëve dhe linjë të veçantë transportuese, si dhe licencë për kryerje të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve. Gjithashtu, transportuesi ka poseduar edhe certifikata të vlefshme nga licencat për kryerjen e transportit të brendshëm dhe të veçantë të udhëtarëve dhe certifikata nga licencat për kryerjen e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve.

“Nga ana e Inspektoratit Shtetëror për Transport është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese më 21.12.2021, për çka inspektorati kompetent ka konstatuar se edhe krahas asaj që transportuesi ka poseduar licenca të vlefshme, shoferi nuk ka poseduar certifikatë valide për kryerje të veprimtarisë në komunikacionin ndërkombëtar. Me këtë, janë konfirmuar parregullsi në punën e subjektit juridik, gjegjësisht ka punuar në kundërshtim me Ligjin për Transport Rrugor”, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Sipas nenit 8 paragrafi 1 pika 3 nga Ligji për Transport në Komunikacionin Rrugor, precizojnë nga Ministria, person vendor fizik ose juridik mund të marrë licencë nëse përmbush disa kritere të caktuara, në mesin e të cilave të ketë të punësuar në marrëdhënie pune gjegjësisht minimum një shofer i automjetet motorik.

“Pasi transportuesi ‘Boga Trans’ në momentin e mbikëqyrjes inspektuese nuk e ka ruajtur këtë dispozitë të Ligjit, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror për Transport, solli vendim për ndalesë të përkohshme të kryerjes së veprimtarisë”, thuhet në kumtesë dhe shtohet se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sipas kompetencave të saja do të vazhdojë të veprojë sipas rregullave ligjore për të gjithë personat fizikë dhe juridikë të cilët punojnë në kundërshtim me ligjin.

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy