Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe 35 afganë largohen nga Maqedonia, do të vendosen në Greqi

Shkup, 21 tetor – Nga Qeveria sot kumtuan se 35 qytetarë të Afganistanit, të cilët përkohësisht kanë qëndruar në Maqedoninë e Veriut, sot janë nisur për në Greqi ku është siguruar strehim i përhershëm.

 

“Grupi përbëhet nga aktivistë për të drejta të njeriut dhe të drejta të grave dhe anëtarë të familjeve të tyre. Në periudhën e kaluar vendi ynë u siguroi strehim të përkohshëm si pjesë e operacionit të madh ndërkombëtar për ndihmën e punonjësve në misionet humanitare, demokratike dhe paqësore, aktivistë nga organizatat për të drejta të njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë dhe familjarë të tyre, ndërsa të cilët janë nën kërcënimin e regjimit taleban në vend”, theksuan nga Qeveria.

Në vend po qëndrojnë 407 qytetarë nga Afganistani.

“Institucionet, gjatë qëndrimit të tyre, ua ofrojnë tërë mbështetjen e rëndësishme deri sa nuk sigurohet transferi deri në destinacionin e tyre. Shpenzimet janë të mbuluara tërësisht nga organizatat ndërkombëtare”, theksuan nga Qeveria.

Related posts

Aleanca për Shqiptarët: Pas dy dekadave dështime e krime, askush nuk mban përgjegjësi

D V

20 vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Shqiptarët janë më mirë se para lufte por ende ka vend për përmirësim

Z H

VMRO-DPMNE po mbledh nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More