Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe 27 afganë largohen nga Maqedonia për në Irlandë Veriore

Shkup, 19 tetor – Grupi i 27-të qytetarëve nga Afganistani që përkohësisht qëndruan në Maqedoni të Veriut këtë mëngjes nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup, me anëtarët e familjeve të tyre u larguan për në Dublin si vend i përhershëm i tyre.

 

“Bëhet fjalë për qytetarët që kanë punuar për institucionet demokratike dhe organizatat ndërkombëtare joqeveritare në Afganistan dhe ishin nën kërcënimin e regjimit të ri talebanë. Shpenzimet në përgjithësi janë të mbuluara nga organizatat ndërkombëtare”, informoj sot Qeveria.

Në vend momentalisht janë 442 qytetarë nga Afganistani gra dhe fëmijë nga familjet e të punësuarve në organizata ndërkombëtare humanitare, demokratike dhe paqeruajtëse, aktivistët nga organizatat për të drejtat e njeriut, përkthyesit, studentët dhe bursistët.

“Institucionet në vazhdën të qëndrimit të tyre u japin mbështetjen e nevojshme deri sa të sigurohet transferimi për destinacionin e tyre final”, thonë nga Qeveria.

Related posts

Me 200.000 euro është pajisur laboratori për siguri të ushqimit në Universitetin e Tetovës

D V

Nisma “Më mirë për Tetovën”: Ndryshimet në KZ në prag të zgjedhjeve lokale është një veprim jodemokratik

D V

Ky është Lulzim Sulejmani i mbijetuari nga tragjedia në Bullgari, ka ndihmuar edhe të tjerët të shpëtojnë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More