Agjencia Zhurnal.mk.

E zyrtarizon Serie A, Maitland-Niles është lojtari i ri i Romës

Ainsley Maitland-Niles është futbollisti më i ri i skuadrës italiane Roma.

 

Mbrojtësi i djathtë anglez është huazuar nga Arsenali te Roma për gjashtë muaj, ku Giallorosët kanë edhe opsionin e blerjës.

Roma ka paguar 500 mijë euro për huazimin e thjeshtë të lojtarit, teksa pas gjashtë muajve mund ta blejnë atë, por që nuk e kanë obligim një gjë të tillë.

Edhe pse mungon zyrtarizimi nga dy klubet, ka qenë Lega Serie A që ka regjistruar lojtarin si anëtarin më të ri të Romës.

Ka qenë edhe gazetari i njohur Fabrizio Romano ka konfirmuar se Niles tanimë është lojtari i ri i Romës, pasi kontrata e tij me Giallorosët është futur në sistemin e Serie A.

Gjatë ditës së sotme pritet udhëtimi i lojtarit nga Londra për në Romë dhe që të futet menjëherë në urdhrat e trajnerit Jose Mourinho. 

Related posts

A luajtën futbollistët për të shpëtuar ty nga shkarkimi? Solskjaer shpërthen pas pyetjes së gazetarit

D V

Interi planifikon të mposht Juventusin në garën për transferimin e sulmuesit Scamacca

D V

Messi aktualisht është pa kontratë – ai po humbet çdo ditë nga 100,000 euro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More