Agjencia Zhurnal.mk.

E veshur e tëra në të bardha, Ana Kabashi njofton se kënga e re publikohet nesër

Ana Kabashi prej ditësh ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Por, ndonëse ishte planifikuar të lansohej më herët, kënga e saj e re u vonua për shkak të disa problemeve teknike.

Ndërsa, në një postim që ka bërë sonte (e premte), këngëtarja ka njoftuar se projekti i ri “11/11” më në fund është finalizuar dhe pritet të publikohet ditën e shtunë (13 nëntor).

E veshur në të bardha, teksa theksoi format trupore, Ana dukej tërë shkëlqim duke kompletuar pamjen me grim të theksuar dhe aksesor, ndërsa flokët e gjata ngjyrë kafe i la të lira në formë të valëzuar.

“11/11 ndryshojmë lojën, të shtunën në ora 16:00”, ka shkruar Ana në mbishkrimin e fotos që ka shkëputur nga xhirimet e videoklipit.

Ndryshe, kujtojmë që pak ditë më parë këngëtarja nga Peja festoi ditëlindjen. 

Related posts

Publikon fotografi të ndryshme me bikini – Vesa Smolica thotë se kjo nuk do të thotë që ajo po kërkon të abuzohet nga meshkujt

Redaksia

DJ PM dhe Dagz të gatshëm të heqin dorë nga çmimi prej 100 mijë eurosh për pasaportë shqiptare

D V

“Kryqëzohet” për barkun e rrumbullakosur nga shtatzënia, Einxhel: Ju dalsha dhe në ëndërr ishalla

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More