Agjencia Zhurnal.mk.

E vërteta nuk mund të fshehet

ADEM BYTYQI

 

Me ata të cilët kishin lobuar dikur për shkëmbime teritoriale Kosovë – Serbi ,po merret Prokuroria speciale  e Republikës së Kosovës .

Në radhën e negociatave Kosovë ‐Serbi , që pas një lufte të përgjakshme në të cilën Serbia kishte bërë gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare , me qëllim që të arrihej një Marrëveshje paqësore Kosovë – Serbi, qeveria e atëhershme , për mes Minstrës për integrime Europiane , e kishte angazhuar një kompani frege për të lobuar për modifikim kufinjësh- shkëmbim teritorësh në mes Kosovës dhe Serbisë ,duke menduar se me lehtë do të arrihej një Marrëveshje paqësore Kosovë Serbi, me ndërmjetësimin Eurpianë .

Kjo kontratë për këtë lobim përfshinte shumën prej 168 000,oo Euro, të taksapagiesve kosovarë .

Megjithë angazhimin dhe pagësën e kêsaj kompanije frenge për lobim në qarqet Europiane ,për  shkëmbime teritoriale në mes Kosovës dhe Serbisë, Bashkimi Europian , përkatësisht Gjermania e refuzojë kategorikisht një opsion të tillë duke e vlerësuar si shumë të rrezikshme për paqën dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Nuk ka dyshim se një veprim i tillë i qeverisë se atëhershme përmes Ministrës së drejtësisë zonj.Dhurata Hoxhës, ishte anti Kushtetues, sepse sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovês ,kufinjtë e Kosovës janë të pa prekshëm , të pa ndryshueshëm dhe të pa cenueshëm.

Edhe pse kjo ishte një realitet, përkrahesit e qeverisë së atëhershme të kësaj doktrine anti Kushtetuese që  kishte të bënte me shkëmbim teritorësh Kosovë -Serbi, më vonë e mohuanë botërisht si një shpifje nga kundërshtarët e tyre politikë, por tani , me ata që lobonin dhe e kishin angazhuar një kompani frenge për të lobuar për modifikim – shkëmbime tritoriale  Kosovë – Serbi, po merret Prokuroria speciale , deri në sqarimin dhe zbardhjen definitive të një  qështje kaq delikate Kushtetuese , politike dhe juridike përkitazi me integritêtin teritorial të Republikës së Kosovë dhe pa prekëshmerinë e kufinjëve ekzistues të Republikës së Kosovës, brenda të cilëve kufinjë është pranuar shtetësia e Kosovës nga me tepër se 100 shtete të botës.

Related posts

A e tradhtoi PDK-ja, familjen Jashari?

D V

Matthew Palmer mos insisto për Asociacionin serb

D V

Rikthimi spektakolar i heroit të luftës së Kosovës, Wesley Clark!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More