Agjencia Zhurnal.mk.

“E Shëndetësia”, platforma që ofron gjitha të dhënat e nevojshme për pacientët

Shkup, 25 prill – Ministria e Shëndetësisë prezantoi platformën e re të shëndetit digjital “E-shëndetësia”, e krijuar për t’u dhënë pacientëve qasje në të gjitha shërbimet shëndetësore digjitale dhe informacion për shëndetin e tyre në një vend.

Pa dallim nëse dëshironi të merrni informacion në lidhje me imunizimin e rregullt dhe suplementar për ju dhe fëmijën tuaj ose dëshironi të regjistroheni në programet për skrining, kjo platformë ju jep qasjen më të lehtë deri tek to. Platforma posedon një regjistër gjithëpërfshirës të barnave që ju lejon të merrni informacione rreth barnave të miratuara. Përveç të përmendurve, ekziston edhe regjistri i kancerit, sëmundjeve të rralla dhe diabetit.

Me këtë mjet shëndetësor digjital, duke u përpjekur për një transparencë më të madhe, ne ju mundësojmë të merrni kontrollin mbi shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Ju ftojmë sot që ta shikoni dhe konsideroni dhe të filloni të kujdeseni për shëndetin tuaj në një nivel më të lartë.

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Gjuha kërcënuese e Bogojeskit, e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy