Agjencia Zhurnal.mk.

E rëndë në Librazhd/ U largua nga banesa para 4 ditësh, gjendet i mbytur 23-vjecari

Një 23-vjeçar është gjetur i mbytur pa shenja dhune në lumin Shkumbin.

 

I riu i identifikuar me inicialet A.K., ishte larguar nga banesa para 4 ditësh dhe u gjet mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 pa shenja jete.

Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë.

“Më datë 27.08.2021, rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K.,  23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd  i cili është larguar nga banesa më datë 23.08.2021”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related posts

Arrestohen dy gostivaras, gjatë bastisje është gjetur drogë

Z H

Janë sanksionuar 107 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit

D V

I dehur shkakton aksident në Leposaviq, godet autobusin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More