Agjencia Zhurnal.mk.

E rëndë në Itali, prostituta shqiptare grabitet dhe hidhet nga makina në lëvizje, përfundon në koma në spital

Një prostitutë shqiptare ka përfunduar e plagosur rëndë në spital në Itali, pasi është grabitur dhe në pas është hedhur nga një makinë në lëvizje. Ngjarja ndodhi në Torino. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 27-vjeçaren me inicialet D.C., me banim në Torino është shtruar në spitalin e Chivasso me plagë të rënda, njëra prej të cilave i ka prekur kokën.

Po ashtu mësohet se ajo aktualisht ndodhet në koma. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e të hënës kur një person e kishte marrë të renë më forcë në makinë duke e tërhequr nga flokët. Më pas ai i ka marrë vajzës çantën dhe më pas e ka hedhur nga makina, e cila ishte në lëvizje, duke u larguar nga vendngjarja me shpejtësi.

Policia italiane është vënë në lëvizje për identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes.

Related posts

Protesta e Berishës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, qytetarët protestojnë kundër qeverisë

Xh M

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano pret drejtuesit e misioneve partnere: Thellojmë bashkëpunimin

D V

11 fëmijë përfitojnë bonusin e bebes në ditën e parë të Vitit të Ri

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More