Agjencia Zhurnal.mk.

E quajnë mbretëreshë e tortave: Reformë e përsosur me shije të shtuar!

Torta më e thjeshtë dhe më e shijshme

 

Përbërësit:

Brumi:

– 10 të bardhë të vezëve,
– 300 g sheqer,
– 300 g bajame të bluara,
– 1 sheqer vaniljeje,
– 2 lugë miell.

Filli:

– 10 të verdhë të vezëve,
– 180 g sheqer,
– 50 g çokollatë,
– 1 sheqer vaniljeje,
– 250 g gjalpë të trazuar,
– arra të grira për zbukurim.

Përgatitja:

Tundni të bardhët e vezëve me sheqer dhe shtoni bajamet, sheqerin e vaniljes dhe miellin.

Piqni në tepsi të lyer disa kore, varësisht nga madhësia.

Derisa koret të ftohen bëni fillin ashtu që në avull të zieni të verdhët e vezëve dhe sheqerin dhe shtoni çokollatën e shkrirë dhe vaniljen.

Tundni derisa të homogjenizohen dhe hiqni nga zjarri që të ftohen.

Kur të ftohen shtoni gjalpin e tundur, tuni mirë që të homogjenizohet dhe qitni fillin në kore dhe në gjithë tortën.

Qitni sipër arrat e grira.

Ju bëftë mirë.

Related posts

Byreçka me djathë dhe mjaltë – Shija e pabesueshme

D V

Kura e 40 arrave të pabëra, receta natyrale që duhet të përdorë kushdo që vuan nga tiroidet

D V

Simite me hudhër dhe vaj ulliri: Për adhuruesit e kuzhinës mediterane!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More