Agjencia Zhurnal.mk.

E paqartë nëse konvoji rus jashtë Kievit ekziston më

Në fillimet e agresionit në Ukrainë, një autokolonë e automjeteve ruse që shtrihej rreth 65 kilometra u fotografua derisa supozohej se po shkonte në drejtim të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

 

Kjo ngeci pasi pushtimi rus humbi ritmin, dhe sot Pentagoni ka pranuar se është e paqartë nëse ajo kolonë ende ekziston apo jo.

“Unë as nuk e di nëse ekziston ende në këtë pikë… Ata kurrë nuk e kanë përmbushur vërtetë misionin e tyre”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Kolona u bë një simbol i vështirësive ruse në fushën e betejës më herët gjatë agresionit dhe ishte sulmuar vazhdimisht nga forcat ukrainase gjatë javëve të para.

Ndërkohë, Kirby tha për Fox News se SHBA dëshiron që kufijtë e Ukrainës të respektohen si përpara se të fillonte agresioni më 24 shkurt.

Ai shtoi se duket se Rusia po i jep përparësi marrjes së rajonit lindor të Donbasit.

Related posts

Banka Botërore pezullon ndihmën pas puçit në Sudan

D V

Alarm në Greqi/ Një fëmijë 14-muajsh shfaqet me simptomat e hepatit, sa jemi të rrezikuar edhe ne?

Xh M

Etiopia shpall armëpushim në rajonin Tigray

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More