Agjencia Zhurnal.mk.

E ofendoi gjyqtarin e ndeshjes, ylli i Realit e pëson rëndë

Real Madridi është dashur të mundohet shumë për të kaluar në rrethin tjetër të Kupës së Spanjës.los

Los Blancos fituan 1-2 ndaj Elches në udhëtim, por vetëm pas vazhdimeve.

E në minutën e 102-të, mbrojtësi brazilian Marcelo u ndëshkua me karton të kuq dhe kjo nuk i pëlqeu fare atij.

Kapiteni i Real Madridit e ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe kjo gjë i ka kushtuar rëndë atij.

Federata e Futbollit të Spanjës ka marrë vendim që ta dënojë me tri ndeshje brazilianin për ofendimin kundrejt gjyqtarit kryesor.

Kësisoj trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk mund të llogarisë në shërbimet e brazilianit në takimet ndaj Elches në kampionat, Athletic Bilbaos në Copa del Rey dhe ndaj Granadas në La Liga. 

Related posts

Interi planifikon të mposht Juventusin në garën për transferimin e sulmuesit Scamacca

D V

Ançeloti shpjegoi sekretin e përmbysjes në Kupën e Mbretit

Z.H

Malisheva fiton me “poker” ndaj Trepçës 89’ – Drenica barazon me Ferizajn

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More