Agjencia Zhurnal.mk.

E mposhti për herë të tretë këtë edicion në Superligë, Lushtaku tregon si arriti t’i marrë tri pikët në Klinë

Drenica ia doli të fitonte 2-1 në kuadër të javës së 20-të në BKT Superligën e Kosovës ndaj Dukagjinit.

Realizatorët e golave për Drenicën ishin Zabërgja në minutën e 5’të dhe Abazi në minutën e 43’të kurse golin e vetëm për Dukagjinin e shënoi Hasanaj në minutën e 88’të të takimit.

Pas ndeshjes, trajneri Tahir Lushtaku ka thënë se ishte një ndeshje e vështirë, mirëpo falë disiplinës së lojtarëve, dolën të triumfonin.

“Një ndeshje e vështirë, terreni i papërshtatshëm për dy skuadrat, e kemi ditë që në këtë terren nuk mund ta zhvillojmë lojën tonë, por këtë e kemi pas parasysh”.

“Djemtë kanë dhënë një disiplinë që po rriten, kjo u pa. Rezultati mund të ishte më i thellë, por prapë se prapë jam i kënaqur” deklaroi Lushtaku për ArtSport.

Related posts

Edukimi i ekipeve të shërbimit të natës dhe shërbimit të urgjencës për sëmundjen HAE

Z.H

Reshat Qahili u zgjodh ushtruesi i detyrës së rektorit e Kushtrim Ahmeti kryetar i Senatit

Z.H

ODIHR: Raundi i dytë i Zgjedhjeve lokale u realizua në frymë garuese, por janë regjistruar pretendime për presion mbi votuesit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More