Agjencia Zhurnal.mk.

E moshuara përballet me noteren që e la jashtë shtëpisë: Më mashtrove, mos gënje

Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares Varvara Kapurani në Elbasan, e cila pas vdekjes së bashkëshortit sot është mes të 4 rrugëve pasi njëra nga vajzat, Drita, i mori shtëpinë në bashkëpunim me noteren Ilda Peza.

Kjo e fundit ka shkelur disa pika në ligjin e noterisë. Ajo nuk ia ka lexuar zonjës Kapurani dokumentin, që duhet të nënshkruante. E moshuara pretendon, se nuk di as të shkruajë e as ta lexojë.

Noterja nuk ka parë origjinën e pronës e nuk ka kërkuar raport mjeko-ligjor për aftësinë mendore të 77-vjeçares. Vetë e moshuara, me njërën nga vajzat, shkon të takojë noteren Ilda Peza, por ajo nuk pranon asgjë, dhe thotë se çështja duhet ndjekur në Prokurori.

Qytetarja-Unë jam e bija e Tili Kapuranit, dhe kjo është mamaja ime Varvara Kapurani. E mbani mend?

Noterja Ilda Peza-Ëhë!

Qytetarja-Nga një akt dhurimi, që është bërë këtu…

Noterja Ilda Peza-Po, e keni çuar në Prokurori ju.

Qytetarja-Bravo! E kemi çuar në Prokurori, sepse mami im ka dalë jashtë. Ka 8 muaj, që bredh poshtë e lartë.

Noterja Ilda Peza-E di këtë situatën, e keni çuar në Prokurori.

Qytetarja-Mamasë time, ti si notere, ia lexove ça mbante ajo letra?

E moshuara-Jo, jo, jo.

Qytetarja-Ç’a firme vuri? Dhe emër, mbiemër…mami, një sekondë…dhe emër, mbiemër, se mami im, nuk di as të shkruajë, as të lexojë.

Noterja Ilda Peza-Shiko këtu, është paraqitur zoti Kapurani, ku ka shprehur dëshirën e vet.

Qytetarja-Po!

Noterja Ilda Peza-Një minutë, mos më ndërprit, që vajza ime është e divorcuar,vajza ime ka një fëmijë të sëmurë dhe po më rri rrugëve të Greqisë për të. Duke qenëse kam një sëmundje në zemër, mezi kshu mezi ashtu, dëshiroj, që këtë pronë ka thënë t’ia dhuroj vajzës sime.

Qytetarja-Po!

Noterja Ilda Peza-Për këtë gjë, ka ardhur në zyrën time, ka bërë një kërkesë për vlerësim të pasurisë, dy kontratën  e dhurimit të pronësisë.

Qytetarja-Jo,jo babai im ka qenë poshtë dhe ka vënë firmën poshtë thotë mamaja. Nuk hypi lart, mos gënje!

E moshuara-Mos gënje! Më mashtrove!

Qytetarja-Edhe të të them edhe një gjë unë? Unë kam 3 kontrata akt-dhurimi, dhe që të treja kontratat nuk janë firmat e njëjta, emrat njësoj.

Noterja Ilda Peza-Mirë, këtë gjë e keni çuar në Prokurori.

Qytetarja-E kam çuar.

Noterja-Ka dalë akti i ekspertimit?

Qytetarja-Ka dalë!

Noterja Ilda Peza-Shumë mirë!

Qytetarja-Si ti vë një grua të firmosi në emër të Varvara Kapuranit, sikur e ka vënë kjo? Mamaja ime nuk di as të shkruajë, as të lexojë! Mos gënje, Ilda!

Pas takimit me të moshuarën dhe njërën nga vajzat e saj, noteren shkon ta takojë edhe gazetarja e emisionit Stop. Edhe me gazetaren noterja mban të njejtin qëndrim, duke mos dhënë shpjegime, sesi e tjetërsoi pronën e 77-vjeçares Varvara Kapurani, duke e nxjerrë atë në rrugë, në shkelje të ligjit të noterisë.

Gazetarja: Ka firmosur zonja vetë?

Noterja Ilda Peza: Po ka firmosur.

E moshuara: Jo.

Gazetarja: Po kjo nuk di të shkruajë.

E moshuara: Jo nuk di.

Noterja Ilda Peza: Ka firmosur.

E moshuara: Mos gënje.

Gazetarja: Është lexuar me zë të lartë?

Noterja Ilda Peza: Si mendoni ju?

Gazetarja: Nuk e di.

Gazetarja: E ka lexuar zonjë?

E moshuara: Jo, jo, jo.

Gazetarja: Ja ke kërkuar raportin mjeko-ligjor?

Noterja Ilda Peza: Pse? Të duket e paaftë?

Gazetarja: Ti e ke detyrim si notere./ Tv Klan

Related posts

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

D V

BIRN: Qeveria në kërkim të investitorëve të huaj për kombinatin e armëve në Poliçan

D V

Satira e Gjekmarkajt për dështimin e interpelancës: Nga anulimi i aktit guerril, qortimet e zv.liderit Muli tek ‘hakmarrja’ ndaj Muços!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy