Agjencia Zhurnal.mk.

E kryer, Vllahoviç te Juventusi për 75 milion euro

Si duket gjithçka është e kryer për transferimin e Vllahoviç tek Juventusi, shkruan Zhurnal.

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, Juventusi ka bërë një ofertë zyrtare prej 75 milion euro në total dhe Fiorentina është e gatshme ta pranojë menjëherë.

Tani Dushan Vllahoviç dhe agjenti i tij janë në bisedime me Juventusin për detajet personale. Vllahoviç pritet ti bashkohet Juventusit menjëherë tani në janar dhe jo në verë.

Vllahoviç kishte refuzuar oferta nga Premier Liga dhe nga Spanja, ku Arsenal dhe Atletico Madrid kishin shprehur interes.

Me shitjen e tij, Fiorentina tani do të bëjë një ofertë prej 16 milion eurove për sulmuesin e FC Basel, Arthur Cabral, si zëvendës i Dushan Vllahoviçit.

Vllahoviç pritet të përfitojë rreth 7 milion euro në sezonë si lojtar juventin.//Zhurnal.mk

Related posts

Coutinho tregon se kush duhet ta drejtojë Barcelonën mes Klopp dhe Flick

D V

Liga Premier ia heq gjysmën e dënimit Evertonit, ndryshon tabela në Angli

D V

Hansi Flick dëshiron dy lojtarë të Manchester United nëse bëhet trajneri i Barcelonës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy