Agjencia Zhurnal.mk.

E keqtrajtonin në shkollë për shkak të mbipeshës, sot është “mbret” i fitnesit dhe ka një trup muskulor – njihuni me australianin 26-vjeç

Trajneri personal dhe influencuesi Bonheur Ntëari, 26-vjeç nga Melbourne i Australisë, ishte keqtrajtuar nga bashkëmoshatarët derisa “ishte tejet i plotë” – kështu asokohe si 16-vjeçar kishte vendosur të ndryshojë duke u marrë me fitnes.

 

Sot ai ushtron gjashtë herë në javë dhe ushqehet pesë herë në ditë, për ta ruajtur masën e tij muskulore. Është bërë sensacion në rrjete sociale, falë fotografive pa bluzë ku shihet duke ekspozuar muskujt, transmeton Telegrafi.

“Fitnesi më ka ndryshuar jetën dhe shpresoj se do t’ia ndryshojë jetën edhe tjerëve, duke i motivuar që të merren me fitnes”, tha australiani 26-vjeçar.

Ai pretendon se kjo i ka ndihmuar pasi që vazhdimisht keqtrajtohej nga bashkëmoshatarët për shkak të mbipeshës, e tani dëshiron të ndihmojë të tjerët – duke theksuar se kurrë nuk është vonë për një fillimi të ri.

E kur është në pyetje ushqimi, Ntëari thotë se ushqimin e ndanë në dy kategori – atë të shëndetshëm dhe ajo që e bën të ndihet i ngopur, me një fjalë me shujta paksa të komplikuara. /Telegrafi/

Related posts

Ngordh breshka Shurley, ishte banori më i vjetër i kopshti zoologjik Shenbrun – në kopshtin zoologjik të Vjenës jetoi nga viti 1953

D V

Një fajkua u ndoq përmes satelitit duke migruar nga Afrika e Jugut në Finlandë – fluturoi më shumë se 10.000 kilometra në 42 ditë

D V

Lodra që do t’ju ​​bëjnë nostalgjikë dhe do t’ju ​​kujtojnë fëmijërinë tuaj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More