Agjencia Zhurnal.mk.

E futën kabllon e “hoverboardit” në prizë për ta mbushur baterinë, pajisja shpërtheu dhe shtëpia u përfshi nga zjarri

Ky është momenti kur një “hoverboard” përfshihet nga zjarri, pasi e kishin lënë në adapter që t’i mbushet bateria – ku si pasojë e tërë shtëpia është përfshirë nga zjarri.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur bateria shpërthen dhe përfshihet nga zjarri shtëpia.

Pronarja e shtëpisë Jacqueline Barrett, 54-vjeçe, që vuan nga skleroza e shumëfishtë dhe problemet me zemër, ishte prekur nga zjarri dhe si pasojë pësoi lëndime të rënda trupore – duke u detyruar mjekët që ta fusin në koma.

Barrett ishte në dhomën e gjumit kur zjarri shpërtheu në shtëpi, dhe ishin ekipet e zjarrfikësve që intervenuan në kohë për ta shpëtuar.

“Ishte e tmerrshme. Nëna ime është shumë e sëmurë dhe gjendet në spital. Zjarri dhe tymi dëmtuan shtëpinë në pak momente. Ajo më alarmoi menjëherë pasi ndodhi, duke më thënë se dëgjoi një lloj shpërthimi”, ka 34-vjeçari Shane Johnson.

Related posts

Çerdhe, gjyshe apo dado? Ekspertët ju vijnë në ndihmë për zgjedhjen e duhur për fëmijën

Xh M

Si të shëroni mishrat e dhëmbëve me këto ilaçe natyrale

Xh M

Lëkura e limonit, shumë përdorime e vlera fantastike

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More