Agjencia Zhurnal.mk.

E fundit: Prokuroria kërkon arrestimin e Muhamed Zeqirit!?

Shkup, 8 prill – Prokuror Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar, ka sjellë urdhër për hapjen e një procedure hetimore kundër dy shtetasve kroat dhe një nga Maqedonia e Veriut. Siç mer vesh A1on, bëhet fjalë për sekretarin gjeneral të Qeverisë, Muhamed Zekiri, transmeton Zhurnal.

Sipas veprimeve të përshkruara në urdhër arrestin, ekzistojnë dyshime të bazuara se Zekiri si funksionar i lartë në Qeveri, ka kryer veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare nga neni 353 paragrafi 5, nga Kodi Penal, e për çka e kanë ndihmuar edhe dy të dyshuarit e tjerë.

Në periudhën prej muajit prill 2021 deri në janar 2022, me përdorimin e detyrës zyrtare, i dyshuari i parë pa procedurë përkatëse për furnizim publik, ka lidhur marrëveshje prë shërbime konsultative me personin juridik, për çka i kanë ndihmuar edhe shtetasit kroat. Me veprimet e ndërmara, të dyshuarit për personin juridik kanë përfituar përfitime ilegale në vlerë të përgjithshme 57,932,100,00 denarë në dëm të buxhetit të shtetit, shumë që është mbi 795 mijë euro.

Duke vlerësuar se ekziston rrezik për ikje, meqenëse dy nga të dyshuarit janë kroatë, Prokuroria do të propozojë që të caktohet paraburgim për të tre të dyshuarit./Zhurnal.mk

Related posts

Brenda qytetit nëntokësor të Finlandës, ku mund të strehohen të gjithë finlandezët në rast sulmi rus

Xh M

Blend Baftiu dhe Almir Ajzeraj, ribashkohen te skuadra e Dritës

Redaksia

Visar Ganiu për vizitë në Itali, takon arbëreshët e Kalabrisë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More