Agjencia Zhurnal.mk.

E FUNDIT/ Për shkak të parregullsive në protokol, pritet që skuadra e KEK-ut të kalojë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Ditën e djeshme u zhvilluan ndeshjet e para të 1/8 të finales së Kupës së Kosovës, teksa në mesin e katër skuadrave që siguroi biletën drejt çerekfinales ishte Onix pasi në penallti fitoi ndaj KEK-ut 5-4. Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultat 3-3.

Megjithatë, ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, skuadra e KEK-ut ka bërë të ditur se pritet që ekipi i KEK-ut të kalojë në fazën tjeter.

Skuadra e KEK-ut theksoi se kanë bërë ankesë tek organet kompetente të FFK-së, pasi ndeshja ndaj Onix kishte parregullësi në protokol – portieri rezervë  i ekipit vendas nuk ishte në protokol fare.

Reagimi i klubit:

Njoftim

Ndeshja e kupës së Kosoves e zhvilluar në mes të Kf Onix : Fc Kek-u më 05.02.2022, ndeshje të cilën kishte parregullësi në protokol dhe ne si klub kemi bërë ankes te organet kompetente të FFK-së dhe pritet që ekipi jonë të kaloj në raundin tjetër të garave.

Ankesa jonë bazohet në përputhje me rregulloren e FFK-së dhe ne si klub shpresojm në respektimin e rregulloreve, parregullsi kishte në protokol pasi që portjeri rezervë  i ekipit vendas nuk ishte në protokol fare.

Related posts

Zyrtare: Llapi “blindon” Benjamin Eminin me kontratë tre vjeçare

Redaksia

Katër ish-ministra kanë kërkuar apanazh, njërit tashmë i është miratuar

D V

Moti nesër me vranësira të ndryshueshme, ftohtë dhe me erë, vende-vende do të bjerë borë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More