Agjencia Zhurnal.mk.

E diela ditë jo pune, Oda Ekonomike, tërheq iniciativat nga Gjykata Kushtetuese

Shkup, 21 janar – Dy iniciativat e dorëzuara deri te Gjykata Kushtetuese me të cilat kontestohet ligji për ndryshime dhe plotësime të ligjit për mardhënie të punës, në kundërshtim me lirinë, tregun e ndërrmarrësisë dhe barabarsinë e qytetarëve, Oda Ekonomike i tërhoqi nga Gjykata Kushtetuese. Kryeministri Dimitar  Kovaçevski dhe Kryetari I Odës Ekonomike Branko Ayeski,  u zotuan se dialogu i ndërsjellë do të vazhdojë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët.  

“Arritëm marrëveshje që kërkesat e Odës Ekonomike sa i përket vendimit e diela ditë jopune e cila ishte e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese se e njejta do të tërhiqet, dhe së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës sociale dhe me Ministritë e tjera dhe përmes dialogut social ekonomik do të gjindet zgjidhje edhe për të punësuarit por edhe për kompanitë dhe do të ketë qëllim të vazhdojë e diela ditë jo pune por prapseprap të respektohen të gjith aspektet”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski. 

“Këshilli drejtues solli vendim që me rastin e 100 vjetorit të Odës Ekonomike 18 shkurt të tërheqë nismën e dorëzuar para Gjykatës kushtetuese për të dielën ditë jo pune dhe ta shfrytëzojmë kët periudhë kohore një muajshe që me dialog të përforcuar ti shqyrtojmë të gjitha aspektet e ligjit dhe të gjejemë zgjidhje të përbashkët dhe nëse vimë deri te ajo oda ekonomike bëri të ditur se muajin e ardhshëm më 18 shkurt do ta tërheq këtë  vendim”, theksoi kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.  

Zgjidhja ligjore me të cilën e diela u shpall ditë jopune hyri në fuqi më 1 janar. Nga kjo datë janë paraparë masa rigoroze për pundhënësit që nuk do ta respektojnë kët vendim.

Related posts

KRRE i ndjek rekomandimet për kursim të energjisë elektrike

Xh M

Halil Snopçe në sesionin e Asamblesë Parlamentare në Varshavë

Xh M

UNT shënoi 6 vjetorin e themelimit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More