Agjencia Zhurnal.mk.

E dhimbshme: Reus do ta humb Kupën e Botës si pasojë e lëndimit – turneu i 5 që e zë të dëmtuar

Marco Reus nuk do të jetë në listën e Gjermanisë.

Kombëtarja e Gjermanisë, në ora 12:00 do të publikojë listën me lojtarët e ftuar për Kampionatin Botëror.

 

Sipas raportimeve të ‘Sky’, në listë nuk do të jetë ylli i Borussia Dortmund, Marco Reus.

Reus ka një dëmtim në kyçin e këmbës dhe s’është rikuperuar me kohë për këtë kampionat.

I njëjti lojtar kishte humbur Euro 2012, pasi ishte dëmtuar në ndeshjen e fundit asokohe, duke bërë përgatitjet para ndeshjes.

Në vitin 2014, Reus humbi Kupën e Botës, si pasojë e lëndimi. Përsëri, në 2016, në Euro nuk shkoi, pasi u lëndua sikur në vitin 2012, në të fundit ndeshje para Botërorit.

Në vitin 2018, Reus u përcoll nga fati dhe ishte prezent me kombëtaren, në Botëror. Por, fati i keq u kthye në Euro 2021 dhe tani në Kupën e Botës 2022, kur lojtari është i lënduar.

Reus është bërë viral në rrjetet sociale, ku po konsiderohet si lojtari më i pafat ndonjëherë.

Related posts

Pro Evolution Soccer vjen me emër të ri, mënyra të reja, stil të ri dhe do të jetë falas për tu luajtur

D V

Barcelona heq dorë nga Sanches, shkak çmimi i lartë

D V

“Ai ka nevojë për kohë”, Ronaldo mbron trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick dhe flet për sezonin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More