Agjencia Zhurnal.mk.

E bija e së moshuarës që u keqtrajtua flet në protestë: Nëna nuk më ka vetëm mua, por të gjithë ju

“Nana nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin, por ju paska të gjithë ju”.

 

Kështu ka deklaruar e bija e së moshuarës e cila u keqtrajtua në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Pejës.

Pas sulmit nga infermieret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë ndaj së moshuarës, ka filluar protesta në Gjakovë, pasi e moshuara në fjalë është nga kjo komunë. Pjesë e protestës ishte edhe e bija e së moshuarës e cila ka kërkuar drejtësi dhe vetëdijësim nga institucionet.

“Të gjitha u thanë. Për Taulantin, nënën dhe familjen. Ju kisha lut të ketë drejtësi dhe vetëdijësim nga të gjitha institucionet… Nëna nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin por ju paska të gjithë ju”.

Protesta është thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” në Gjakovë, ndërsa thuhet se protesta do të mbahet në mbështetje të së moshuarës, e cila është nëna e dëshmorit, Taulant Nura.

Para pak ditësh, një video e publikuar tregonte të moshuarën gjersa keqtrajtohej nga një infermiere e që veprimet e kësaj të fundit, përqesheshin nga dy të tjera që regjistronin videon dhe nuk parandalonin keqtrajtimin në fjalë.

Infermiereve në fjalë u është marrë licensa dhe të njëjtat kanë dalë para trupit gjykues. Ato janë dënuar me 30 ditë paraburgim.

Related posts

Krasniqi: I tronditur thellë me sulmin makabër në Deçan

D V

Haradinaj: 1 Maji Kosovën e gjeti pa Ligj të Pagave

D V

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Marrëveshja për Asociacionin është ligj, Qeveria duhet ta zbatojë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More