Agjencia Zhurnal.mk.

Dyvjeçari gjendet në pyll pas 36 orësh

Një dyvjeçar u gjet gjallë në një zonë me shkurre dhe pyll të dendur 36 orë pasi ishte larguar nga shtëpia e tij, në një operacion kërkimi ku u përfshinë dhjetëra persona.

 

Banorët e zonës që dolën vullnetarë për të gjetur Noah, tregojnë se vogëlushi u gjet rreth 3 km larg banesës së tij në Proenca-a-Velha, një rajon i vogël në qendër të Portugalisë.

Djali i vogël është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet në spital për dehidratim. Një moment shumë emocional ishte dhe ai kur prindërit e takuan.

Noah raportohet të jetë larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit, pasi babai i tij fermer kishte dalë për të punuar. Vogëlushi ka zbritur nga krevati i tij dhe pasi ka gjetur derën hapur ka ecur nëpër pyje. Sipas ekspertëve, mendohet se djali mund të ketë ecur deri në rreth 10 km përreth zonës. /A2

Related posts

Trefishohet humbja e trupave ruse në ditë, pas ndihmës nga qytetarët ukrainas

Xh M

U lirua nga burgu me kërkesë të SHBA-së – kush është talebani Abdul Ghani Baradar, ‘fituesi i padiskutueshëm’ i luftës 20-vjeçare në Afganistan?

Redaksia

Britania e Madhe do të dyfishojë numrin e trupave në Estoni si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Rusisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More