Agjencia Zhurnal.mk.

Dybala nuk pranon të rinovojë kontratën me Juventus

Pas humbjes dramatike përballë Interit në finale të Superkupës, Paulo Dybala e sheh dhe më larg rrugëtimin e tij me Zonjën e Vjetër.

Sipas mediave të huaja futbollisti argjentinas nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Juventusin ndonëse drejtuesit bardhezi kanë kërkuar të ulen dhe të bisedojnë për kushtet që kontrata e re mund të përfshijë.

Në një situatë të tillë, 28-vjecari është shprehur se dëshiron të provojë një eksperiencë të re dhe nga kjo mund të përfitojë Interi, i cili është hedhur i tëri në sulm për futbollistin.

Dicka e tillë nuk është aspak cudi të ndodhë, pasi ashtu sikur verën e kaluar transferuan Hakan Calhanoglu nga rivalët e përjetshëm të Milanit, edhe këtë herë, drejtori sportiv Marota mund të bëj gjithçka.

Dybalës i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nëse nuk rinovon, kampionët në fuqi të Interit do të hynë në garë për shërbimet e tij.

Related posts

Interesimi i Lazios, Shaqiri: Sarri praktikon lojën që i përshtatet stilit tim – jam i nderuar për respektin e Tares

D V

Nuk përfundon me kaq: Robin Krasniqi paralajmëron veprime ligjore për atë që e quan “vjedhje”

D V

Shuma mahnitëse e parave që kushton për të punësuar Cristiano Ronaldon për një ditë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More