Agjencia Zhurnal.mk.

Dybala ëndërron të fitojë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ëndërron ‘të fitojë një Kupë të Botës dhe Ligën e Kampionëve’ dhe po punon për të mbetur ‘një lojtar i rëndësishëm’ te Bianconerët.

 

Argjentina u kualifikua në Kupën e Botës në Katar vitin e ardhshëm, por Dybala nuk mori pjesë në ndeshjen vendimtare kundër Brazilit.

Ai u kthye në Torino pasi pësoi një dëmtim në fitoren 1-0 ndaj Uruguait, por me barazimin ndaj Brazilit disa ditë më vonë, Argjentina siguroi një vend në Katar 2022.

Dybala ka negociuar të ardhmen e tij të afërt me Zonjën e Vjetër muajt e fundit dhe raportet në Itali thonë se ai është në prag të përfundimit të një rinovimi me klubin.

28-vjeçari zbuloi se ka ende ‘shumë synime për të arritur’ në karrierën e tij dhe foli për të ardhmen e tij me një revistë të modës në Arabinë Saudite.

“Unë jetoj gjithmonë duke parë nga e ardhmja dhe duke menduar për qëllimet që do të doja të arrija. Të jem një lojtar i rëndësishëm në Juventus dhe të rritem si njeri”, ka thënë fillimisht Dybala për L’Officiel.

“Kam ende shumë objektiva për të arritur si me ekipin tim ashtu edhe me kombëtaren. Më pëlqen të luaj për vendin tim. Më bën të ndihem më pranë vendlindjes, origjinës”.

“Sigurisht, unë ëndërroj të fitoj një Kupë Bote, ashtu siç do të doja të fitoja Ligën e Kampionëve. Unë punoj çdo ditë për të arritur këto rezultate”, përfundoi ylli argjentinas.

Dybala ka luajtur 265 ndeshje konkurruese që kur u bashkua me Bianconerët në vitin 2015 dhe ka kontribuar me 106 gola deri tani.

Ai ka shënuar gjashtë gola në 11 ndeshje këtë sezon, duke u paraqitur nëntë herë në këtë sezon të Serie A. 

Related posts

Bayerni me disa mungesa ndaj Dinamo Kievit – formacionet e mundshme

D V

Solskjaer i frikësohet më së shumti Chelseat së Tuchelit

D V

Zyrtare: Javier Pastore dhe Roma ndajnë rrugët e tyre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More