Agjencia Zhurnal.mk.

Dy vite nga vdekja e Kobe Bryant dhe vajzës së tij – legjendës së basketbollit i bëjnë një statujë prej bronzi në vendin e rrëzimit të helikopterit

Legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, u përkujtuan me statujë prej bronzi të vendosur në vendin e rrëzimit të helikopterit, në dyvjetorin e ndodhjes së ngjarjes.

Ikona e basketbollit humbi jetën më 26 janar të vitit 2020 në një aksident ajror me helikopterin e tij privat në Calabasas një qytet që është 70 km larg Los Angelesit.

Në aksident vdiqën edhe shtatë persona të tjerë.

Statujë në nder të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tij (Foto: Backgrid)

Statuja dedikuar yllit të NBA-së dhe babait krenar të katër fëmijëve, së bashku me Giannan, u vendos në vendin e aksidentit tragjik në një zonë malore të Calabasas në Los Angeles.

Skulptori, Dan Medina, shkroi: “Heronjtë vijnë dhe shkojnë, por legjendat mbesin përgjithmonë”, gjersa nderoi edhe shtatë viktimat e tjera me emrat e tyre në një pllakë, në bazën e statujës.

Statuja e shfaq Kobe duke e parë me admirim Giannan, e cila ishte vetëm 13-vjeçe kur ndodhi ngjarja tronditëse.

Statujë në nder të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tij (Foto: Backgrid)

Babë e bijë shfaqen me fanellat e tyre përkatëse të basketbollit dhe Bryant me numrin e tij, 24.

Shumë njerëz në po atë vend e nderuan legjendën e basketbollit dhe viktimat e tragjedisë duke vendosur lule përpara statujës.

Statujë në nder të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tij (Foto: Backgrid)

Kobe, i cili ishte 41 vjeç në kohën e vdekjes së tij, dhe Gianna po fluturonin nga Orange County në një turne basketbolli në Ventura County.

I ndjeri duhet theksuar ishte një prej emrave më të mëdhenj në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Gjatë karrierës së bujshme ishte shpallur pesë herë kampion me Los Angeles Lakers.

Statujë në nder të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tij (Foto: Backgrid

Related posts

‘Po bën sikur jam e përdalë’, Mikela përplaset keq me Arjan Konomin: S’ke lënë djalë pa dalë

D V

Beatrix Ramosaj reagon e përlotur pas bullizimit në rrjetet sociale: Unë nuk e meritoj këtë

D V

Është e ashpër për mua, unë jam artiste

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More