Agjencia Zhurnal.mk.

Tpaktën 5 persona të vdekur në Turqi si pasojë e përmbytjeve

Të paktën pesë persona kanë kanë vdekur dhe tre janë zhdukur pasi shirat e mëdha goditën bregdetin verilindor të Detit të Zi në Turqi.

 

Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.

Reshjet e mëdha goditën veçanërisht provincën e Rizës duke shkaktuar shembjen e një numri shtëpish, raporton AP.

Shirat e dendur mbyllën gjithashtu hyrjen në dhjetëra fshatra dhe ndërprenë energjinë elektrike.

Trupi i një gruaje 75-vjeçare u gjet mes rrënojave të shtëpisë së saj trekatëshe në rrethin Muradie në Rize, ndërsa burri i saj dhe një burrë tjetër u raportuan të zhdukur.

Rajoni turk i Detit të Zi shpesh goditet nga shira shkatërrues dhe përmbytje të rrëmbyeshme.

Reshjet e mëdha të shiut çuan gjithashtu në përmbytje në Belgjikë dhe Gjermani, në të cilat mijëra shtëpi u shkatërruan dhe dhjetëra persona humbën jetën.

Related posts

Policia në Nottinghamshire të Anglisë po heton 15 raste të grave të cilat janë injektuar me gjilpërë pa vullnetin e tyre

D V

Treni goditi emigrantët në Francë, të paktën një viktimë

D V

Edhe katër trupa të pajetë gjenden në rrënojat e ndërtesës së shembur në Florida

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More