Agjencia Zhurnal.mk.

Dy të lënduar pasi një automjet doli nga rruga lokale Tetovë – Trebosh

Tetovë, 23 shtator – Dy meshkuj janë lënduar sot në mëngjes rreth orës 5 e 10 minuta kur me veturën kanë dalë nga rruga lokale Tetovë – Trebosh, informojnë nga policia.

 

“Sot (23 shtator) rreth orës 5 e 10 minuta në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën lokale Tetovë – Trebosh, në afërsi të Mbikalimit të Treboshit, një veturë ‘opell korsa’ me targa të Tetovës, e drejtuar nga E.L. (41) nga Tearca e Tetovës, ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari F.H. (29) nga Gllogja e Tetovës lëndime në trup, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ishin dërguar për dhënien e ndihmës mjekësore”, njoftoi Marjan Josifoski, zëdhënësi i SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit mbikëqyrje ka bërë ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme.

Related posts

Një autobus i Kosovës është përmbysur afër Sllavonski Brod, dhjetë perona kanë humbur jetën

R Zh

Kallëzime penale kundër tre personave pasi treguan test PCR të rrejshëm në VK “Tabanoc”

D V

Dënohen 159 shoferë në Shkup, 60 për vozitje të shpejtë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More